Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gjenden dhe asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen edhe 320 kg degë kanabisi me boçe të prera, kultivuesit ende nuk dihen

Editor by Editor
August 3, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gjenden dhe asgjësohen mbi 16 mijë bimë narkotike në Shkodër, sekuestrohen edhe 320 kg degë kanabisi me boçe të prera, kultivuesit ende nuk dihen
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

SHKODËR- Mbi 16 mijë bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar në qarkun e Shkodrës, në kuadër të operacionit policor “Koordinata”. Po ashtu janë sekuestruar edhe 320 kg degë kanabisi me boçe, të cilat ishin të prera dhe në proces tharjeje. 

Policia po punon për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërkohë bëhet me dije se operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë

NJOFTIMI I POLICISË: 

Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike

Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
Sekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje 

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar:

16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri në bjeshkët e Munellës, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Next Post

“Qiej të trazuar”/ Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror, disa linja të njohura ajrore po zhduken

Next Post
“Qiej të trazuar”/ Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror, disa linja të njohura ajrore po zhduken

"Qiej të trazuar"/ Konfliktet ushtarake po ndryshojnë aviacionin botëror, disa linja të njohura ajrore po zhduken

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al