Një kontroll i zhvilluar në ambientet e IEVP Peqin zbuloi sende të ndaluara në posedim të disa të dënuarve të sigurisë së lartë. Operacioni u krye nga Forcat Operacionale të DPB-së dhe forcat e sigurisë së IEVP Peqin, Fier dhe Durrës, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, në kuadër të forcimit të masave të sigurisë.
Gjatë kontrollit, tek i dënuari G.B. u gjetën: 1 shishe me raki (2 L), 2 shishe uiski (1.5 L), 1 shishe verë (1.5 L) dhe 2 karikues telefoni. Tek i dënuari P.V. u zbuluan: 1 celular i tipit iPhone, ngjyrë e zezë, 1 karikues, 2 fisha karikimi dhe 1 palë kufje wireless. Ndërsa tek i dënuari L.D. u gjetën: 2 telefona celularë (1 Google Pixel, ngjyrë e zezë dhe 1 Samsung, ngjyrë gri), 1 karikues ngjyrë e bardhë dhe 3 shishe raki (2 L).
Njoftimi i publikuar nga strukturat e IEVP Peqin thekson se operacioni u zhvillua bazuar në informacione paraprake dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Materialet procedurale i janë referuar kësaj agjencie për vijimin e veprimeve të mëtejshme procedurale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

