Friday, October 24, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazment Bardhi sfidon SPAK-un: “Altin Dumani të sqarojë presionet ndaj prokurorit të çështjes Balluku!

Editor by Editor
October 24, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gazment Bardhi sfidon SPAK-un: “Altin Dumani të sqarojë presionet ndaj prokurorit të çështjes Balluku!
0
SHARES
33
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë publike kundër Zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si zyrtaren më të korruptuar të shtetit shqiptar në 35 vitet e fundit.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Bardhi thotë se Balluku është e përfshirë në çdo aferë korruptive — nga energjia te infrastruktura, nga Tuneli i Llogarasë te Aeroporti i Vlorës — dhe se dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra, ndërsa një prej tyre “ka marrë rrugë”.

Bardhi ngre akuza të rënda për ndërhyrje politike ndaj drejtësisë, duke pretenduar se prokurori i posaçëm Dritan Premçi është nën presion të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Edi Rama, nga drejtues të lartë të pushtetit, segmente mediatike dhe eksponentë të krimit të organizuar.

Deputeti demokrat ka adresuar pesë pyetje publike për SPAK-un dhe drejtuesin e tij, Altin Dumanin, ku ndër të tjera kërkon të dijë:

  • Nëse është e vërtetë që Belinda Balluku është thirrur javën e ardhshme për t’u marrë në pyetje me status të pandehure;
  • Nëse Kryeministri Rama ka ndërhyrë për të anuluar thirrjen;
  • Dhe nëse Balluku ka “sajuar” një aktivitet ndërkombëtar për të shmangur paraqitjen në SPAK.

Bardhi kërkon që SHBA dhe BE të monitorojnë nga afër këtë rast dhe të garantojnë që prokurorët të mos ndikohen nga presionet politike apo kriminale.

“I ftoj partnerët ndërkombëtarë të mbrojnë integritetin e SPAK dhe të mbështesin çdo prokuror që nuk i nënshtrohet urdhrave të pushtetit”, përfundon Bardhi.

Statusi i plotë i z.Bardhi:

Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 vite. Në çdo aferë, në çdo sektor, janë gjurmët e saj të korrupsionit, nga energjia tek infrastruktura; nga Tuneli i Llogarasë tek Aeroporti i Vlorës.

Dosjet e saj në SPAK janë me dhjetëra dhe duket se njëra prej tyre ka marrë rrugë tashmë. Kjo është arsyeja pse prej kohësh tashmë, burime të mirëinformuara, bëjnë me dije se prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi është nën presion nga brenda SPAK, nga nivelet më të larta të pushtetit, nga segmete të caktuara mediatike apo nga eksponentë të krimit të organizuar.

Duke ndjekur nga afër këto zhvillime, me shumë shqetësim, nisur edhe nga fakti që nuk do jem prezent në seancën e të hënës në Kuvend, sot kam disa pyetje drejtuar SPAK:

1- A është e vërtetë që prokurori i posaçëm z. Dritan Prençi ka thirrur për javën që vjen, me synim komunikimin e statusit “e pandehur” Zëvendëskryeministren Belinda Balluku?

2- A është e vërtetë se për këtë shkak prokurori i posaçëm z. Dritan Premçi ka patur ndërhyrje të drejtpërdrejta nga Kryeministri Edi Rama për të anulluar thirrjen e Belinda Ballukut, duke e informuar prokurorin se ajo nuk do të paraqitet në SPAK javën e ardhshme?

3- A ka sajur Belinda Balluku një aktivitet ndërkombëtar në të njëjtën ditë dhe orë që duhet të paraqitej në SPAK, me qëllim që të justifikojë refuzimin dhe për të fituar kohë për të shtuar presionin ndaj prokurorit?

4- Pyetje direkte për Drejtuesin e SPAK z. Altin Dumani: A jeni ju në dijeni të presionit të mundshëm ndaj prokurorit të posaçëm z. Dritan Premçi dhe a jeni ju duke përmbushur rolin tuaj për të mbështetur prokurorin?

5- Cili autoritet brenda SPAK po përpiqet të bëjë kozmetikën mediatike në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe për çfarë arsyeje?

Në përfundim duke qenë besimplotë se partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA dhe BE, kanë interes të shtuar në mbrojtjen e integritetit të SPAK, i ftoj publikisht të monitorojnë nga afër këtë çështje, ndërhyrjet kriminale për t’i lidhur duart prokurorisë dhe të konfirmojnë të gjithë mbështetjen e tyre ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Premçi dhe çdo prokurori që nuk i nënshtrohet presionit politik apo kriminal mbi çështjet që kanë nën hetim.

Previous Post

Europa League: Roma pëson një tjetër humbje ndaj Plzen, ndërsa Nottingham arrin fitoren e parë me trajnerin e ri (Rezultatet)

Next Post

Shkurtime të mëdha në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore ndaluan funksionimin e tyre

Next Post
Shkurtime të mëdha në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore ndaluan funksionimin e tyre

Shkurtime të mëdha në OBSH: 2,000 qendra shëndetësore ndaluan funksionimin e tyre

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix! Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix! Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

October 24, 2025
“Ankesa mbi spitalin amerikan”/ Deputeti Erion Braçe, akuza ndaj Autoritetit të Konkurrencës: Shfrytëzon financat publike për përfitime të tjera

“Hetimi i Spitalit Amerikan”/ Deputeti Erion Braçe kritikon Autoritetin e Konkurrencës: Abuzon me financat publike.

October 24, 2025
Fiks Fare/ Bishani, fshati ku vendasit përballen me sfida ekstreme për të arritur në tokat e tyre bujqësore

Fiks Fare/ Bishani, fshati ku vendasit përballen me sfida ekstreme për të arritur në tokat e tyre bujqësore

October 24, 2025
Ish-portieri i Manchester Cityt largohet përfundimisht nga futbolli pas 12 trofeve të fituara në 107 minuta lojë.

AKTUALITET

Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix! Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

by Editor
October 24, 2025
0

Berisha deklaroi: Të nderuar deputetë, një skandal i përmasave shumë të mëdha, të paqarta akoma për nivelin e tyre, ka...

Read moreDetails
“Ankesa mbi spitalin amerikan”/ Deputeti Erion Braçe, akuza ndaj Autoritetit të Konkurrencës: Shfrytëzon financat publike për përfitime të tjera

“Hetimi i Spitalit Amerikan”/ Deputeti Erion Braçe kritikon Autoritetin e Konkurrencës: Abuzon me financat publike.

October 24, 2025
Fiks Fare/ Bishani, fshati ku vendasit përballen me sfida ekstreme për të arritur në tokat e tyre bujqësore

Fiks Fare/ Bishani, fshati ku vendasit përballen me sfida ekstreme për të arritur në tokat e tyre bujqësore

October 24, 2025
Ish-portieri i Manchester Cityt largohet përfundimisht nga futbolli pas 12 trofeve të fituara në 107 minuta lojë.

Ish-portieri i Manchester Cityt largohet përfundimisht nga futbolli pas 12 trofeve të fituara në 107 minuta lojë.

October 24, 2025
Brigitte Bardot reagim të ashpër ndaj thashethemeve për vdekjen e saj: "Nuk kam idenë se cili idiot e shpiku këtë lajm të pavërtetë"

Brigitte Bardot reagim të ashpër ndaj thashethemeve për vdekjen e saj: “Nuk kam idenë se cili idiot e shpiku këtë lajm të pavërtetë”

October 24, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix! Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

Berisha: Skandali i aeroportit të Vlorës është si për Netflix! Rama, Balluku dhe Balla janë angazhuar në favor të një ortaku

October 24, 2025
“Ankesa mbi spitalin amerikan”/ Deputeti Erion Braçe, akuza ndaj Autoritetit të Konkurrencës: Shfrytëzon financat publike për përfitime të tjera

“Hetimi i Spitalit Amerikan”/ Deputeti Erion Braçe kritikon Autoritetin e Konkurrencës: Abuzon me financat publike.

October 24, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al