Sunday, May 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Gazetat italiane: Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, planifikojnë dasmën e vitit

timoni.al by timoni.al
April 25, 2026
in LAJME
0
Gazetat italiane: Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, planifikojnë dasmën e vitit
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa publikoi në Instagram një seri fotosh nga pushimet e saj në Palermo, në shoqërinë e aktorit britanik Callum Turner, me të cilin u fejuan disa javë më parë. Në imazhe çiftit i dukeshin të dashuruar teksa eksploronin rrugicat baroke të qytetit, admironin afresket e katedrales së Palermos dhe bënin udhëtime me varkë gjatë perëndimit të diellit. Një nga momentet e kapura tregon Turnerin me një kanoli të mbushur me rikota, ndërsa një tjetër fotografi shfaq fjalën “amore” të shkruar në një mur.

Spekulimet për një martesë të mundshme në Palermo këtë verë, ndoshta në qershor, janë të shumta. Alessandro Minnone, pronar i barit Colletti në qendër të qytetit, i cili takoi çiftin gjatë qëndrimit të tyre, e përshkroi Duan si “një person shumë të thjeshtë dhe të ngrohtë” dhe shprehu krenarinë që një yll ndërkombëtar po konsideron qytetin e tij për një event të tillë. Sipas raportimeve, dhomat për të ftuarit janë rezervuar në hotelin luksoz Villa Igiea, por ceremonia nuk pritet të zhvillohet aty.

Për vendin e ceremonisë janë përfolur disa alternativa: oborri i brendshëm i Galerisë së Artit Modern (GAM), kisha e Santa Maria dello Spasimo dhe Piazza Croce dei Vespri, që mund të luajë një rol qendror në festime. Nuk jepen konfirmime zyrtare mbi vendin e saktë të ceremonisë.

Dua Lipa, 30 vjeç, dhe Callum Turner, 36 vjeç, u takuan për herë të parë në vitin 2023 në Londër, ndërsa lidhja e tyre mori formë një vit më vonë në Los Angeles. Përkushtimi i Duas ndaj Palermos përmendet se ka nisur po atë vit, kur ajo promovoi atletet “Puma Palermo” të klubit lokal të futbollit. Fansat vendas po presin me padurim lajmin e dasmës, duke shfaqur emocion dhe krenari që një personazh ndërkombëtar ka zgjedhur qytetin e tyre për një prej momenteve të rëndësishme të jetës. Top Channel.

Previous Post

Tërmeti në Serinë A, reagon arbitri që denoncoi skandalin: Kush plagos me shpatë, nga shpata do të vdesë

Next Post

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, ata planifikojnë dasmën e vitit

Next Post
Gazetat italiane: Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, planifikojnë dasmën e vitit

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, ata planifikojnë dasmën e vitit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al