Korrespondenti ushtarak i televizionit shtetëror rus VGTRK, Yevgeny Poddunbny, u plagos rëndë gjatë një incidenti në Kursk, ku makina e tij u sulmua nga një dron ukrainas.
Incidenti ndodhi gjatë një inkursioni në zonën kufitare, dhe si pasojë, gazetari është dërguar në spital në gjendje kritike. Ai po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv, ku gjendja e tij është raportuar si stabile.
Alexey Smirnov, ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Kurskut, konfirmoi se Poddunby ka rikthyer vetëdijen dhe po merr trajtimin e nevojshëm për plagët e marra nga incidenti.
Në anën tjetër, delegacioni rus në OKB e ka denoncuar sulmin si akt terrorizmi nga Ukraina dhe ka bërë thirrje për një reagim të menjëhershëm dhe të vendosur nga Kombe të Bashkuara.