Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gazetari Martens: Naive të besohet se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen në BE deri më 2030!

Editor by Editor
May 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Gazetari Martens: Naive të besohet se shtetet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen në BE deri më 2030!
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Gazetari i njohur  i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens shprehu skepticizëm të thellë ndaj mundësisë që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, siç është rasti i Shqipërisë apo Malit të Zi. Martens në një bisedë me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, u shpreh se një pritshmëri e tillë është naive dhe nuk mbështetet në realitetin politik dhe strukturor të vetë BE-së.

“Sa më qartë ta themi tani se kjo nuk do të ndodhë, aq më shpejt mund të fillojmë të mendojmë për alternativa”, theksoi Martens.

Ai shtoi se lufta në Ukrainë ka treguar rëndësinë e marrjes seriozisht të deklaratave të politikanëve, duke përmendur paralajmërimet e presidentit rus Vladimir Putin që u injoruan fillimisht, ashtu siç ndodhi me fjalët e Adolf Hitlerit në “Mein Kampf”.

Martens theksoi se ngjashëm, edhe liderë demokratikë si presidenti francez Emmanuel Macron kanë qenë të qartë për kufizimet e BE-së në formën e saj aktuale.

“Macron për vite me radhë ka thënë se BE-ja me 27 vende tashmë mezi funksionon. E si do të funksionojë me 33 apo më shumë?”, ka thënë ai, duke vënë në dyshim realizueshmërinë e zgjerimit të mëtejshëm të bllokut.

Sipas tij, nëse BE-së i shtohen të gjitha vendet kandidate -gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Turqia- ajo do të shndërrohej në një strukturë kaotike dhe të pamundur për t’u qeverisur.

“Do të ishte një klub që nuk do të doje t’i përkisje”, u shpreh Martens.

Previous Post

Stërvitja më e madhe e shumëkombëshe e drejtuar nga SHBA, Kosova mirëpret “Defender Europe 2025”

Next Post

Dita do të jetë e mbushur me emocione të forta, parashikimi i horoskopit për çdo shenjë

Next Post
Dita do të jetë e mbushur me emocione të forta, parashikimi i horoskopit për çdo shenjë

Dita do të jetë e mbushur me emocione të forta, parashikimi i horoskopit për çdo shenjë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al