Monday, May 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik

Editor by Editor
July 4, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Gara për kreun e BKH-së, testet fizike do të zhvillohen më 10 korrik
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar se testi fizik për shtatë kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) do të zhivllohet më 10 Korrik.

Testi fizik do të bëhet në ambientet sportive të repartit RENEA dhe kandidatët duhet të superojnë 300 metra spirnt, palosje barku për 1 minutë, pompa si edhe vrap rezistencë në një distancë prej 2.4 km.

Ata do të mbikëqyren nga një prokuror i SPAK (pjesë e Komisionit të Përzgjedhjes) dhe nga përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Para se të fillojnë testin fizik kandidatët duhet te plotësojnë një pyetësor vetëdeklarues për gjendjen e tyre shëndetësore ne momentin e testimit. Një mjek i caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes do të jetë i pranishëm për të përcaktuar nëse kandidati mund të marrë pjesë në testimin fizik.

Shtatë kandidatët e mbetur në garë janë Gledis Nano, Andi Pogaçe, Artur Bequ, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Joni Keta.

Pas fazës së verifikimit paraprak, më 26 qershor SPAK njoftoi skualifikimin nga gara të gjashtë prej 13 kandidatëve që kanë shfaqur interes për të marrë kryesimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Komisioni i Përzgjedhjes përbëhet nga prokurorët e SPAK, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kryehet duke kaluar në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.

Mediat kanë raportuar për një garë të paracaktuar, pasi dy kandidatët favoritë për të marrë postin e drejtuesit të BKH-së janë Joni Keta dhe Elton Kërluku, e cila ka sjellë edhe një pëarplasje mes Altin Dumanit dhe Arben Krajës.

Drejtueses aktuale të BKH-së, Aida Hajnajt, i përfundon mandati 5-vjeçar më 31 Gusht. Edhe pse kishte shprehur që më 28 mars interesin për një tjetër mandat, ajo u përjashtuar nga e drejta për rikandidim, pasi nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes deri më 7 maj.

Previous Post

EMRI/ Aksidenti në aksin Shkodër-Lezhë/ Humb jetën 37-vjeçari, plagosen gruaja dhe dy fëmijët e tij 

Next Post

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Next Post
U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

U shkarkua nga dekriminalizimi/ Ish- kryebashkiaku i Vorës fiton të gjitha pagat nga bashkia Vorë dhe dëmshpërblim nga KQZ

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al