Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, demokratët u mblodhën për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë. Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar deri tani, vendosi të mos rikandidojë për këtë post, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se forumin do ta drejtojë një zonjë. Anëtarët e Këshillit do të zgjedhin mes Julia Emirit dhe Silva Hasës.
Kryesia do të përzgjidhet përmes një votimi me tri lista: zonja, rinia dhe meshkujt. Sipas udhëzimit të PD-së, do të zgjidhen 6 zonja nga 15 kandidate, 6 të rinj nga 25 kandidatë dhe 8 meshkuj nga 21 kandidatë. Në listën e kandidatëve meshkuj përmendet se kandidojnë 6 deputetë, 4 ish-deputetë, kryetari i Bashkisë së Kavajës Fisnik Qosja si dhe Alfred Lela e Dorjan Teliti.
Për anëtaret e Kryesisë, ku do të zgjidhen 6, janë propozuar: Adriana Tolka, Alketa Mukadelati, Armanda Zeqiri, Denisa Kele, Eda Grimçi, Edith Harxhi, Eleina Qirici, Enkelejda Sallaku, Fatmira Kola, Floriana Garo, Ilda Zhulali, Ilirjana Kuçana, Lili Sulaj, Mimoza Hajdarmataj dhe Mirela Tabaku.
Emrat e të rinjve (nga ku do të dalin kandidatët e rinj) janë: Andia Ulliri, Anxhelo Karalliu, Arlind Ahmetaj, Arnold Kariqi, Arlind Ahmetaj, Arsen Dushku, Çajup Shehaj, Desada Xhetani, Erges Eskiu, Eva Metaj, Fatjon Bathorja, Glauk Olldashi, Xhonatan Pano, Julian Beqiri, Jurgen Spaho, Kristina Gjoka, Laviola Guma, Loreanca Hoxha, Mario Runa, Neada Stana, Nikola Kedhi, Nikolin Çali, Rezenbrik Serjani, Tedi Kopliku, Xhorxhia Niço dhe Xhulja Xhekaj.
Kandidatët meshkuj, nga ku do të zgjidhen jo më shumë se 8, janë: Alfred Lela, Arjan Ndoja, Asllan Dogjani, Atird Hoxha, Aurel Bylykbashi, Bislim Ahmetaj, Dorian Teliti, Edi Paloka, Enri Çeno, Ervin Minarolli, Fidel Kreka, Fisnik Qosja, Gazmir Spahija, Gent Strazimiri, Gjin Gjoni, Grigels Muçollari, Ilir Alimehmeti, Keltis Kruja, Lefter Gështenja, Luan Baçi dhe Lefton Kodhelaj.

