Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.

timoni.al by timoni.al
December 30, 2025
in Lajmi Fundit
0
“Fushata e rreme në WhatsApp”/ Policia e Shtetit bën thirrje ndaj qytetarëve: Edhe njëherë, mos hapni mesazhe të dyshimta.
0
SHARES
13
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët për një fushatë mashtruese (phishing) që po qarkullon në “WhatsApp”, e cila ka për qëllim marrjen e kontrollit të llogarive të përdoruesve. Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik njofton se mesazhet e dërguara paraqiten si kërkesa për votim për një bursë falas dhe shpesh janë të lidhura me persona të njohur nga dërguesit, të cilët mund të kenë rënë më parë pre e këtij mashtrimi.

Më konkretisht, mesazhet inkurajojnë përdoruesit të klikojnë në lidhje të rreme dhe të japin kode verifikimi. Këto kode mund të përdoren nga autorët për të përvetësuar llogaritë e prekurve në “WhatsApp”. Policia e Shtetit bën thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këtyre mesazheve.

Në njoftim, autoritetet sugjerojnë disa masa mbrojtëse, si: të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe në rastet kur ato kanë origjinë nga kontakte të njohura; të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime, apo informacione personale; të aktivizojnë verifikimin me dy hapa në aplikacion dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë në policinë vendase.

Policia vazhdon të monitorojë situatën dhe shprehet e angazhuar për të ruajtur sigurinë kibernetike, duke theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm për kërcënimet e mundshme që vijnë nga mesazhe që ofrojnë shpërblime apo përfitime të menjëhershme.

Previous Post

Vlora pa ujë për katër ditë/ Fillon furnizimi, drejtori i UKV-së: Qyteti rikthehet në normalitet në orët e pasdites

Next Post

Tensionet politike rriten, a është Kina në procesin e përgatitjes për një sulm ndaj Tajvanit?

Next Post
Tensionet politike rriten, a është Kina në procesin e përgatitjes për një sulm ndaj Tajvanit?

Tensionet politike rriten, a është Kina në procesin e përgatitjes për një sulm ndaj Tajvanit?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al