Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fundoset Visi i Pojës/ SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik ndërkombëtar droge

Editor by Editor
May 12, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Fundoset Visi i Pojës/ SPAK dërgon për gjykim 24 persona për trafik ndërkombëtar droge
0
SHARES
20
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona, pjesë e të cilëve është edhe Elvis Doçi, i njohur si Visi i Pojës. Të akuzuarit përballen me akuza për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash. Sipas SPAK, grupi dyshohet se ka trafikuar në periudhën 2020-2025 rreth 1.869 kg lëndë narkotike, përfshirë kokainë dhe kanabis, ndërsa gjatë operacioneve janë sekuestruar gjithsej 2.994 kg kokainë, mbi 700 kg kanabis dhe 4 milionë euro cash. Operacioni u zhvillua në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë, duke përfshirë masa sigurie për 24 persona dhe arrestimin e disa prej tyre në Shqipëri dhe Itali.

Ndër të arrestuarit në Shqipëri gjatë operacionit ishte edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili dyshohet se ka dekonspiruar hetimet gjatë kohës që ushtronte detyrën në Forcat Operacionale. Hetimi u koordinua nga Prokuroria Antimafia e Breshias dhe Prokuroria e Posaçme Shqiptare, duke përfshirë përgjime telefonike dhe analiza të platformës komunikimi SkyECC, e cila zbardhi aktivitetin kriminal të grupit. Nga 49 persona nën hetim, 46 janë shqiptarë dhe 3 italianë.

Të pandehurit përfshijnë Elvis Doçi (Visi i Pojës), Olgert Shqevi, Indrit Tafili, Artan Sulejmani, Nexhmedin Danaj, Orges Molla, Sueld Elezi, Genti Nderjaku alias Ekil Nderjaku, Hasan Nderjaku, Altin Morina, Emri Hysenaj, Artur Shkoza, Sokol Isteri alias Tatani, Ervin Zeqiri, Gëzim Thartori, Ledio Bardhi, Juxhin Drazhi, Erind Lasku, Musa Korça, Alfred Hysa, Ligor Çombashi, Rando Aliu, Altin Pjetri dhe Edmond Çupi. Ata akuzohen për “trafikim narkotikësh”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “pastrim parash”, sipas nenit 283/a/1, 287/1/a-b-c, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Previous Post

Klienti gjen parazit të gjallë në pjatën me sushi; videoja bëhet virale

Next Post

Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit — Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë

Next Post
Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit — Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë

Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit — Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al