Sunday, June 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“FSHF shkatërroi Dinamon”, Dervishaj: E kanë mendjen te bojkoti në pandemi

Ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Dervishaj, fajëson federatën për shkatërrimin e klubit “Dinamo”. Sipas tij, është e pafalshme që godina luksoze e federatës sot ngrihet mbi themelet e një prej klubeve ikonë të futbollit shqiptar. Nëpërmjet një statusi të gjatë në Facebook, Dervishaj kritikon edhe klubet e Superiores që e kanë mendjen të bojkotojnë në kohë pandemie dhe jo të ruajnë vlerat historike të futbollit shqiptar.

Editor by Editor
February 15, 2022
in KRYESORE, Sport
0
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ja statusi i Dervishajt:

Refleksion per Klubin Sportiv Dinamo (marrë pjesërisht nga libri “Kohë Ndryshimesh” i botuar dy vite më parë). Eduardo Galeano, shkrimtari i shquar i Amerikës latine që ka kontribuar aq shume edhe për futbollin, shkruan:

“Në jetën e tij një njeri mund të ndërrojë gruan, partinë politikë ose fenë, por asnjëherë nuk mund të ndërrojë ekipin e futbollit”.

Kam lexuar ditët e fundit disa diskutime mbi Klubin Sportiv “Dinamo”. Ky klub historik i kryeqytetit është njëkohësisht dhe klubi me të cilin unë u lidha që fëmijë. Trajnerët e tij të pasionuar, luajten një rol të rëndësishëm në edukimin e qindra fëmijëve, perfshi edhe mua. Dush Shala, Cen Vërria, Saimir “Sallakja” Dauti, Ali Muço na mesuan disiplinën, forcën e kolektivit, si të ndihmonim e të ndanim topin me shokun e ekipit, ndarjen e suksesit dhe të humbjes. Na mësuan të ngriheshim me të fortë mbasi kishim rënë. Na mësuan që rezultatet arrihen vetem nepermjet punes. Por na mësuan dhe respektin per kundershtarin dhe per autoritetet (gjyqtaret). Një Klub është një ide, një filozofi dhe “identifikimi i sportdashësit me klubin e qytetit shikohet si një lidhje e individit me një kolektiv që i jep kuptim ekzistencës së tije, ashtu si ai që e kërkon atë te feja”.

E zbuan KS “Dinamo” nga “shtepia” e tij, dhe me një vendim absurd, qendra e tij stërvitore u vu në përdorim për të gjithe sportet! Ekipet e “Dinamos” i lanë të stërviteshin ku të mundeshin, në fusha apo livadhe dhe jo në pak raste, në mungesë të kushteve, te zhvisheshin jashtë, në natyrë. Asnje institucion, qofte ky i sportit apo i politikes nuk u interesua per fatin e këtij klubi historik. Kujt i interesonte të zhdukej historia dhe simbolet e një klubi kaq të shquar?Ajo që më shumë të bën përshtypje në këtë histori, është qëndrimi i institucionit drejtues të futbollit shqiptar, Federatës së Futbollit. Në këtë “rrënim”, kontribuoi me pasivitetin e tij edhe komuniteti i asfiksuar i futbollit, në mënyrë të veçantë klubet e Kategorisë Superiore. Ku ishin presidentet e Klubeve, që bëjnë greva në mes të një pandemie dhe humbin kur është fjala për të mbrojtur Klubet që po rrezikonin mbijetesën? Ky rast dëshmon qartësisht interesin dhe kuptimin që kanë për futbollin shumë nga ata që drejtojnë klubet në Shqipëri.

Por historia nuk mbaron këtu! Shqipëria do të tregonte se edhe ne sport eshte unike me veprimet e saj, kur degjuam qe Federata Shqiptare e Futbollit i kaloi ambientet e Klubit “Dinamo”, bashkë me terrenet, në pronesi të saj!

Në fotografinë e mëposhtëme shihet ndërtesa e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila në mënyre paradoksale është ndertuar mbi themelet e këtij klubi legjendar të historisë së sportit shqiptar. Mbi djersën, mundin dhe sakrificat e sportistëve të saj.

Ndërtesa e federatës është ngritur pra, mbi atë Klub që ishte “shtëpia” e komunitetit dinamovit; me historinë, nostalgjinë e kujtimeve që trashegoheshin brez mbas brezi dhe që mbërritën dhe tek mua. U ngrit duke prishur “shtepine” e S. Jarecit, Z. Gjinalit, Xh. Shaqirit, Sh. Rrelit, L. Dashit, M. Bushatit, J. Rames, I. Pernaskes, F. Sejdinit, V. Zërit, I. Çeços, G. Xhafes, A. Ahmedanit, Sh. Ballgjinit, A. Markos, A. Bregut, S. Demollarit, M. Targaj, A. Stafa, N. Kove, E. Abazit, etj. Jane shume… pa përmendur dhe emrat e ndritur të simboleve kombëtare të volejbollit, atletikës, çiklizmit, basketbollit, peshengritjes, mundjes…

Si mund të justifikohet një veprim i tillë…? Në cilin vend të botës do të ndodhte që federata të marrë pronat e një Anëtari/Klubi që ajo drejton, në vend që ta ndihmojë atë për t’ja rikthyer ato?! E imagjinoni federaten italiane apo angleze të uzurpojë terrenet dhe ambientet e klubeve për interesat e saj…?

Shkatërrimin e klubit “Dinamo”, i realizuar edhe nën “kujdesin” e federatës së futbollit, e shpjegon mjaft qartë rasti i Mjeshtrit të Madh të volejbollit, Shaban Uka. Është brengosës! “Duke kaluar pranë tregut të sendeve të përdorura të Tiranës, gjeti në shitje portretin e tij si dhe të shumë yjeve të tjerë të klubit…! ‘Ai moment më goditi rëndë’- tha kampioni i madh! Pas prishjes pa mëshirë të godinës së klubit si dhe të muzeut të tij, ato kishin përfunduar në rrugët e Tiranës! I habitur dhe në të njëjtën kohë i trishtuar, vendosi ta blinte atë! Nuk mund ta linte portretin e tij aty, në rrugë.”

Ishim me fat që ato fotografi kishin rënë në dorën e një shitësi ambulant që duket se e donte sportin dhe i njihte mjeshtrat, prandaj dhe i kishte ruajtur! Bashke me fotografitë, humbi dhe dokumentacioni i vlefshëm për historine e këtij institucioni të rëndësishëm sportiv 72 vjeçar.

Shkatërrimin e këtij Klubi dhe ngritjen e zyrave mbi themelet e tij, federata e quan “sukses” të saj…!

Dhe “Dinamo” u rikthye në Kategorinë Superiore… por tashmë prona e tij i përket federatës! Investitorëve të rinj të Dinamos u duhet te fillojne nga e para dhe të shpenzojnë miliona të cilat, nëse do të kishin patur terrenet, do te sh konin për pergatitjen e fëmijëve dhe të rinjve. Investitorëve aktualë iu uroj suksese në këtë ndërrmarje të vështirë, por shumë të dobishme për sportdashësit e qytetit.

Previous Post

Tensionet mes Moskës dhe Kievit/ Joe Biden: SHBA është e përgatitur pavarësisht se çfarë ndodh në Ukrainë

Next Post

VIDEO/ Çfarë ishte kjo?! Helikopteri misterioz amerikan zbret në kufirin Ukrainë-Poloni

Next Post
VIDEO/ Çfarë ishte kjo?! Helikopteri misterioz amerikan zbret në kufirin Ukrainë-Poloni

VIDEO/ Çfarë ishte kjo?! Helikopteri misterioz amerikan zbret në kufirin Ukrainë-Poloni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

June 22, 2025
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025
EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

June 22, 2025
“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

AKTUALITET

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

by Editor
June 22, 2025
0

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me administrimin dhe menaxhimin pyjeve, kullotave...

Read moreDetails
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025
EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

EMRI/ Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

June 22, 2025
“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

“Sulmi i SHBA, pikë kthese historike”, Netanyahu: Trump dhe unë jemi në njëjtin mendim, themi shpesh se paqja arrihet përmes forcës

June 22, 2025
Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

Shoferi mund Veliajn/ “Shkarkim pa ligj”, fiton dëmshpërblimin, Bashkia e përndoqi 7 vite në gjyqe

June 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

“Monopole dhe korrupsion në menaxhimin e pyjeve dhe kullotave”, PD: 800 inxhinierë pyjesh të papunë, ndërsa tenderat i fitojnë ish-zyrtarë të dënuar për afera të ndryshme

June 22, 2025
Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

Foto historike nga “Situation Room”: Si e ndoqi Trumpi bombardimin

June 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al