Friday, May 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FSHF falenderon dhe përcjell me nderime Sylvinhon; me të largohet edhe stafi shqiptar

timoni.al by timoni.al
May 22, 2026
in AKTUALITET
0
FSHF falenderon dhe përcjell me nderime Sylvinhon; me të largohet edhe stafi shqiptar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi një event mirënjohjeje për trajnerin e ish-ekipit Kombëtar, Silvinjo, dhe dy zv.trajnerët, Dorival dhe Pablo Zabaleta, për kontributin e tyre gjatë tre vite e gjysmë në krye të përfaqësueses. Në aktivitet morën pjesë presidenti i FSHF-së Armand Duka, anëtarë të Komitetit Ekzekutiv, administrata e federatës, përfaqësues të medias, ish-futbollistë të Kombëtares, sponsorë dhe bashkëpunëtorë.

Presidenti Duka falënderoi stafin teknik për profesionalizmin, përkushtimin dhe mënyrën dinjitoze të përfaqësimit të fanellës kuqezi, duke vënë në pah si moment kulmor kualifikimin historik dhe pjesëmarrjen e Shqipërisë në Euro 2024. Si shenjë mirënjohjeje, trajnerëve u dhuroi nga një fanellë të Kombëtares me mbishkrimin “Forever”, në vlerësim të kontributit të tyre në historinë e futbollit shqiptar.

Duka theksoi se stafi teknik ka lënë gjurmë jo vetëm për rezultatet sportive, por edhe për dinjitetin, përkushtimin dhe mënyrën e përfaqësimit të skuadrës. Ai sqaroi se ndryshimi i stafit vjen si pjesë e mbylljes së një cikli dhe hapjes së një etape të re për ekipin Kombëtar, duke theksuar se ky vendim nuk lidhet me mungesë rezultatesh apo motivimi. Në fjalën e tij u shpreh mirënjohje për të gjithë stafin dhe u dëshiroi suksese në karrierë dhe jetë.

Gjatë fjalës u rikujtua se gjatë tre viteve janë përjetuar momente të vështira dhe të bukura, ndër të cilat kulmi ishte vendi i parë në grup në eliminatoret për Kampionatin Europian dhe pjesëmarrja në Euro 2024. Duka theksoi rëndësinë e dinjitetit dhe përkushtimit, si dhe miqësinë dhe respektin që ka mbetur pas bashkëpunimit.

Ai falenderoi gjithashtu anëtarë të tjerë të stafit që do të zëvendësohen, duke përmendur Ilir Bozhiqin, Luca Laurentin dhe Alarico Rossin për kontributin e tyre. Përfundimisht u theksua se dera e Shqipërisë do të mbetet e hapur për ta dhe se ata do të jenë pjesë e eventeve të FSHF-së në të ardhmen, me urime për suksese dhe shëndet.

Previous Post

Zjarr në Vlorë: era e fortë përhap shpejt flakët në kodra dhe zonat me ullishte

Next Post

Andrés Iniesta nis karrierën si trajner dhe firmos me skuadrën nga Dubai

Next Post
Andrés Iniesta nis karrierën si trajner dhe firmos me skuadrën nga Dubai

Andrés Iniesta nis karrierën si trajner dhe firmos me skuadrën nga Dubai

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al