Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Frikë nga Berisha/ Rama përjashtoi 17 deputetë të PD-së! Nesër përballje e fortë

Editor by Editor
February 15, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Frikë nga Berisha/ Rama përjashtoi 17 deputetë të PD-së! Nesër përballje e fortë
0
SHARES
24
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Brenda tre javësh që pas publikimit të skandalit “McGonigal” Edi Rama nuk ka gjetur qetësi. Tre seancat që janë zhvilluar në parlament ka munguar.

Ka refuzuar interpelancën dhe pyetje- përgjigjet, ndërsa ka shtyrë mocionin me debat që opozita u bë bashkë dhe e kërkoi me këmbëngulje. Komisioni hetimor gjithashtu është refuzuar. Por nuk ka mjaftuar me kaq. Si rrallëherë.

Në një situatë të paprecedentë më parë, shumica socialiste ka firmosur brenda tre javëve 17 përjashtime. Në 27 janar pas bllokimit të seancës plenare nga opozita u përjashtuan për 10 ditë Sali Berisha, Edi Paloka, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Belind Këlliçi. Në seancën e radhës në tetë shkurt ishte e njëjta panoramë.

PS nuk nguroi dhe firmosi te Komisioni i Etikës përjashtimin e tetë deputetëve; Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. Nuk kishte asnjë ndryshim në seancën e së hënës që lamë pas.

Opozita rezultoi në foltore dhe shumica e deputetëve të PS-së sot miratuan përjashtimin e katër deputetëve të tjerë. Sali Berisha dhe Flamur Noka janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit për shkak të incidenteve në seancën e së hënës.

Ndërsa Edi Paloka dhe Belind Këlliçi janë përjashtuar për 5 ditë. Argumenti ishte bllokimi i seancës përdorimi i fjalëve orgji nga Sali Berisha, bilbili që i fryri Flamur Noka dhe stativi i telefonit që futi në parlament Belind Këlliçi. Në total 17 urdhra përjashtimi, 13 deputetë nga një herë dhe 4 të tjerët, Sali Berisha, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Belind Këlliçi për herë të dytë.

Nesër nëse Edi Rama shkon në parlament nuk do ta ketë përballë Sali Berishën dhe një pjesë të opozitës së drejtuar prej tij, e cila do të jetë jashtë në protestë në tentativë, sikur tha, ish-kryeministri për ta penguar që të futet brenda seancës.

Previous Post

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Kushtetuese, ja shkaku

Next Post

Burri i Oltës tentoi të korruptonte produksionin?- Ja çfarë thotë e motra

Next Post
Burri i Oltës tentoi të korruptonte produksionin?- Ja çfarë thotë e motra

Burri i Oltës tentoi të korruptonte produksionin?- Ja çfarë thotë e motra

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al