Friday, June 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fredi Beleri në qeli, të martën betimi: I duhet leje nga burgjet me miratimin e SPAK

Editor by Editor
June 25, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Fredi Beleri në qeli, të martën betimi: I duhet leje nga burgjet me miratimin e SPAK
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, më 27 qershor është përcaktuar konstituimi i këshillit të ri bashkiak të Bashkisë së Himarës të dalë pas zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Po atë ditë duhet të betohet edhe Fredi Beleri si kryetari i kësaj bashkie.

Por, Beleri ndodhet në qeli që prej datës 12 Maj, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Mediat greke i kushtuan vëmendje kësaj çështjeje, duke publikuar edhe një qëndrim të qeverisë ku thuhej se po ndiqej me interes dhe se Beleri duhet të marrë pjesë në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak.

Për këtë, Fredi Belerit i duhet një leje nga burgjet, me miratimin e SPAK për të qenë i pranishëm. Por, ende në Prokurorinë e Posaçme nuk ka mbërritur një kërkesë për leje nga ana e avokatëve ose vetë Fredi Belerit.  Ligjit për lejet e posaçme parashikon që ajo merret në raste dasmash, vdekjesh dhe provimesh. Në këtë rast nuk është e përcaktuar në ligj se çfarë duhet të ndodhë dhe nuk dihet çfarë qëndrimi do të mbajë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve së bashku me SPAK.

Fredi Beleri ka kërkuar disa herë që të që të lirohet nga qelia, por kërkesat e tij janë rrëzuar nga gjykatat. Së fundmi Apeli i Gjykatës së Posaçme i ka rrëzuar Belerit dhe pretendimet për arrestim të paligjshëm dhe pavlefshmëri të përgjimeve.
Beleri akuzohet se ka dhënë para në këmbim të votave gjatë zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Ai u ndalua së bashku me Pandeli Kokaveshin, i cili u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore.
Previous Post

Kthimi i Bashës favorizon Sali Berishën

Next Post

Nata e parë e Safet Gjicit në qelinë e bllokut të sigurisë. Të hënën para Gjykatës së Posaçme

Next Post
Nata e parë e Safet Gjicit në qelinë e bllokut të sigurisë. Të hënën para Gjykatës së Posaçme

Nata e parë e Safet Gjicit në qelinë e bllokut të sigurisë. Të hënën para Gjykatës së Posaçme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al