Saturday, September 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Fredi Beleri mburr deputetin e Agimit të Artë, sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve forta nga PASOK

timoni.al by timoni.al
September 19, 2026
in LAJME
0
Fredi Beleri mburr deputetin e Agimit të Artë, sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve forta nga PASOK
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eurodeputeti i Demokracisë së Re, Fredi Beleri, është vënë në qendër të debatit politik në Greqi për një deklaratë lidhur me Ilias Kasidiarin, ish-deputetin e Agimit të Artë. Shkak u bë një fragment i një interviste të dhënë më 10 shtator në televizionin ONE, disa ditë para lirimit të Kasidiarit, në të cilën Beleri tha se Kasidiari ishte “një nga të paktët grekë që e bëri burgun deri në ditën e fundit”. Kjo shprehje nxiti reagimin e partisë më të madhe opozitare, PASOK, e cila kërkoi nga qeveria dhe Demokracia e Re që të distancoheshin qartë nga deklarata e eurodeputetit.

Pas reagimeve publike, Beleri publikoi një sqarim ku pranoi se formulimi i tij kishte qenë i gabuar dhe e përshkroi atë si “të pavend”. Ai theksoi se nuk ka asnjë lidhje me Ilias Kasidiarin dhe me atë që ky i fundit përfaqëson politikisht. Po ashtu akuzoi PASOK-un se kishte nxjerrë pjesë të deklaratës jashtë kontekstit dhe riafirmoi qëndrimin e tij pro demokracisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës.

Eurodeputeti përmendi edhe rolin e partisë së tij në përballjen institucionale me Agimin e Artë, duke theksuar se Demokracia e Re e çoi çështjen deri në drejtësi dhe se nuk mund të ekzistojë asnjë ekuivok për qëndrimin ndaj organizatës. Ky sqarim vjen në një klimë ku emri i Kasidiarit mbetet polarizues në opinionin publik grek.

Ilias Kasidiari, një nga figurat më të njohura të Agimit të Artë, u dënua si udhëheqës në një organizatë kriminale. Ai u lirua më 15 shtator pas vuajtjes së një pjese të dënimit prej 13 vjetësh. Edhe gjatë periudhës së burgimit, Kasidiari ruajti një prani të dukshme politike dhe në rrjetet sociale, ndërsa pas lirimit ka bërë të ditur synimin për t’u rikthyer në skenën politike. Lajmi u raportua nga korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.

Previous Post

Nëntë gra të vrara tronditin Afrikën e Jugut, protesta dhe marshime kundër dhunës

Next Post

Goli në Kupën e Ligës nuk e kënaqi trajnerin e Ipswich, Anis Mehmeti përsëri jashtë skuadre në kampionat

Next Post
Goli në Kupën e Ligës nuk e kënaqi trajnerin e Ipswich, Anis Mehmeti përsëri jashtë skuadre në kampionat

Goli në Kupën e Ligës nuk e kënaqi trajnerin e Ipswich, Anis Mehmeti përsëri jashtë skuadre në kampionat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al