Francesco Totti, tashmë në rolin e ambasadorit të Lega Serie A, në eventin e prezantimit të albumit “Calciatori Panini 2026/27” është shprehur në lidhje me mundësinë e një rikthimi te Roma: “A ka ardhur koha për një rikthim te Roma? Jo. Që të kthehem në Romë, po, te Roma jo”.
Ish-kapiteni i verdhekuqve komentoi gjithashtu performancën aktuale të Romës në fushë, duke theksuar se nuk dallon një lojtar të veçantë: “Lojtari më i mirë te Roma? Nuk ka ndonjë në mënyrë të veçantë, në këtë moment mendoj se e gjithë skuadra po bën mirë, por nëse duhet të përmend një emër, them trajnerin Gasperini sepse po krijon një grup kompakt të bashkuar që po tregon se dëshiron të fitojë.” Për pyetjen nëse kjo Romë është për titull, Totti tha: “Është një Romë që mund të konkurrojë për titullin. E dimë që Interi ka një marsh më shumë, por është një skuadër që të hap probleme.”
Për Interin dhe humbjen e dytë radhazi në Ligën e Kampioneve, Totti vuri në dukje se një disfatë është e mundur si në Europë, ashtu edhe në kampionat: “Jo, mund të humbasësh një ndeshje si në Evropë, si në kampionat… problemi është që në Itali kur humbet një ndeshje amplifikohet gjithçka. Inter është një skuadër e madhe, kompetitive, një skuadër që do të shkojë deri në fund si në Itali dhe në Evropë.”
Duke folur për Lazion dhe formën e treguar në javët e para të kampionatit, Totti pranoi se rezultati i tyre e ka surprizuar: “Të jem i sinqertë, askush nuk e prisja një Lazio të tillë e në fakt nuk e priste askush, as vetë Gattuso… por është. një skuadër e fortë, një skuadër që është aty në vendin e parë, kështu që i heq kapelen, sepse po bën mirë dhe është e drejtë që të jetë në atë pozicion.”

