Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.
Sipas burimeve ajo është marrë në pyetje nga SPAK, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit.
Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë.

