Jo shumë kohë pasi Becky Lynch dhe bashkëshorti i saj, Seth Rollins, tërhoqën vëmendjen me një foto ku shfaqeshin të zhveshur, një tjetër yll i WWE-së riktheu vëmendjen mbi këtë temë. Kampionia aktuale e botës për femra, Stephanie Vaquer, publikoi në Instagram një fotografi pjesërisht nudo, me titullin e kampiones vendosur rreth belit. Në imazh, Vaquer pozonte e mbështetur pas një muri, ndërsa flokët i mbulonin pjesën e gjoksit; postimi shoqërohej me këngën “F— You” të artistit Two Feet. Fotografia shkaktoi diskutime mes fansave të wrestling-ut dhe tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.
Fotografia u publikua gjatë një mbrëmjeje të ngarkuar në “Monday Night Raw”, ku zhvillimet në divizionin e femrave morën kthesë. Vaquer pritej të përballej me fituesen e duelit mes Becky Lynch dhe Liv Morgan, ndeshje që do të përcaktonte sfiduesen radhës për titullin Women’s World Championship. Më parë, Lynch kishte qenë gjyqtare speciale në përballjen mes Morgan dhe Vaquer në një event në Kili muajin e kaluar; atë ndeshje Vaquer e fitoi dhe mori titullin, ndërsa Morgan shfaqi pakënaqësi për rezultatin.
Në “Monday Night Raw”, Vaquer nuk priti përfundimin e duelit. Ajo hyri në ring dhe sulmoi si Becky Lynch, ashtu edhe Liv Morgan, duke bërë që gjyqtari të ndërpriste përballjen. “I dua të dyja, këtë të shtunë”, deklaroi Vaquer në ring. Pak çaste më vonë, menaxheri i përgjithshëm i “Raw”, Adam Pearce, zyrtarizoi përballjen e trefishtë. Vaquer mbylli segmentin me një corkscrew moonsault, duke shtuar spektaklin e një mbrëmjeje që tashmë kishte prodhuar një përballje të papritur.
Eventi “Money in the Bank” pritet të sjellë përballjen ndërmjet Vaquer, Lynch dhe Morgan. Dy sfidueset do të kërkojnë të fitojnë titullin, ndërsa kampionia do të mundohet ta mbrojë atë.

