Gruaja që po shikoni në foto është 56-vjeçarja shqiptare që u vra një ditë më parë nga bashkëshorti i saj në Itali. Mediat italiane e kanë identifikuar si Zenepe Uruçi.
56-vjeçarja ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi, 62 vjeç, i cili e masakroi me thikë.
“Babi po më vret”, mësohet t’i ketë thënë ajo djalit të saj, i cili ka lajmëruar policinë. Gjithçka ndodhi një ditë më parë rreth orës 15:00. Autori i krimit është vënë në pranga.
