Lando Norris vazhdon të shkëlqejë në Botërorin e Formula 1, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Holandës. Ky sukses vjen pas triumfit që kampioni i botës në fuqi arriti para 4 javësh në Hungari, përpara pushimeve të verës së kampionatit. I nisur nga pole position, Norris u detyrua të ndiqte Andrea Kimi Antonellin gjatë një gare që u karakterizua nga ndërprerje për shkak të një aksidenti dhe nga një sërë kalimesh në bokse.
Gara pati një moment të tensionuar në fund të xhiros së parë, kur Max Verstappen u përfshi në një aksident të frikshëm, por pa pasoja për fat të mirë. Sipas përshkrimit, Verstappen u kalua nga shoku i tij i skuadrës pas tre kthesave të para të pistës dhe më pas, në kthesën 14, humbi kontrollin e makinës për t’u përplasur me murin e jashtëm mbrojtës. Më pas makina përshkoi pistën dhe, për mrekulli, nuk u përplas me grupin tjetër të makinave. Verstappen u dëgjua në komunikimin me radio të thoshte “Jam mirë” dhe doli vetë nga makina, duke i dhënë fund garës së tij në shtëpi pa e nisur mirë.
Në fund të garës, pas Norris, në vendin e dytë u rendit kryesuesi aktual i Botërorit, Kimi Antonelli me Mercedes, ndërsa George Russell plotësoi podiumin. Dy makinat Ferrari mbetën jashtë podiumit, me Leëis Hamilton dhe Charles Leclerc të pozicionuar në vendin e 4 dhe të 5. Pas tyre renditen Oscar Piastri dhe Liam Laëson.
Gara u karakterizua gjithashtu nga strategji të ndryshme të skuadrave dhe ndërhyrja e bokseve, që ndikuan në dinamikën dhe renditjen përfundimtare. Verstappen, protagonisti i aksidentit, nuk mundi të përfundojë garën, ndërsa Norris shfrytëzoi rastet dhe ritmin e tij për të siguruar fitoren në Holandë.

