Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fluturojnë çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium

Editor by Editor
June 4, 2025
in AKTUALITET, Lajmi Fundit, Sport, Vendi
0
Fluturojnë çmimet e biletave në tregun e zi, 1500 euro për të parë Shqipëri – Serbi në stadium
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan të shtunën në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Për përballjen kundër serbëve, që për disa është më shumë se një ndeshje futbolli, kërkesat për bileta kanë kapërcyer numrin e 200 mijëve, por çmimet në tregun e zi apo në faqet online që përdoren nga mbajtësit për rishitje, çmimet janë vërtet ‘të kripura’.

Nëse bëjmë një kontroll të thjeshtë në “viagogo.com”, do të shohim se një numër i madh biletash kanë dalë në shitje në këtë platformë, nga ata që me gjasë kanë siguruar një të tillë, pasi nëse biletat nuk janë të sakta, platforma mbron blerësit.

Përtej faktit që biletat janë të afishuara për rishitje, bie edhe argumenti i FSHF-së për biletat e personalizuara dhe secila me emër.

Në sektorë të ndryshëm të stadiumit, duke nisur nga pas porte e deri në tribunën VIP, biletat variojnë nga 180 deri në 1500 euro. Në sektorin W104 të tribunës VIP të “Arenës Kombëtare”, ende janë në shitje dy bileta me çmimin 1500 euro për secilën.

Ndryshe nga herët e tjera, FSHF për ndeshjen kundër Serbisë si fillim hapi procesin e aplikimit për bileta dhe më pas do kishte “një përzgjedhje rastësore automatike”. Kjo mënyrë duket se ka sjellë kaos për biletat dhe Federata e ka shtyrë me dy ditë procesin e shortit elektronik (mbyllen sot, 4 qershor).

Kujtojmë se organi i futbollit konfirmoi se për sfidën kundër Serbisë e cila luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, ishin më shumë se 200 mijë kërkesa për bileta, ndërsa stadiumi ka 22 mijë ulëse në total.

Previous Post

“Do jetë e vështirë”, futbollistët serb vlerësojnë Shqipërinë: Kanë ekip cilësor

Next Post

Ilir Meta i shkruan gazetares Anduena Llabani: Meqenëse je e shqetësuar për gjendjen time psikike, hajde në qeli ta vërtetosh!

Next Post
Ilir Meta i shkruan gazetares Anduena Llabani: Meqenëse je e shqetësuar për gjendjen time psikike, hajde në qeli ta vërtetosh!

Ilir Meta i shkruan gazetares Anduena Llabani: Meqenëse je e shqetësuar për gjendjen time psikike, hajde në qeli ta vërtetosh!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al