Monday, May 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Florida shtrëngohet para zbarkimit të uraganit Milton

Editor by Editor
October 8, 2024
in AKTUALITET, BOTË, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Florida shtrëngohet para zbarkimit të uraganit Milton
0
SHARES
87
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Uragani Milton rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kategorisë së pestë për Floridën, duke kërcënuar kështu këtë shtet amerikan, i cili është përballur me një uragan tjetër vdekjeprurës vetëm pak javë më parë.

Milton, që pritet të shtrihet edhe në gadishullin Juktan të Meksikës, është intensifikuar me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e banorëve.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime se banorëve mund t’iu rrezikohet jeta në brigjet perëndimore të Floridës.

Komunitetet në atë zonë janë përballur me uraganin Helene në fund të muajit të kaluar.

“Herën e kaluar makinat e njerëzve janë mbuluar prej ujit nëpër rrugë, mirëpo këtë herë më e rrezikshme do të jetë era”, ka thënë David Levitsky, një pensionist në ishullin Trezhër.

Në njoftimin e fundit të autoriteteve është thënë se uragani Milton mund të përcillet me erëra deri në 280 kilometra në orë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar urdhra për evakuim të detyrueshëm për disa zona bregdetare, përfshirë Tampan, zonë me më shumë se tre milionë banorë.

“Nëse stuhia do të jetë me këtë ritëm, do të jetë më e keqja që ka prekur Tampan në 100 vjetët e fundit”, ka thënë Shërbimi Kombëtar i Motit, përmes një postimi në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

Shkencëtarët besojnë se ndryshimet klimatike janë duke luajtur rol në intensifikim të uraganeve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është njoftuar për uraganin Milton, dhe ka thënë përmes një deklarate se administrata e tij është duke u përgatitur për “burime jetë-shpëtuese”.

Uragani Helene i ka goditur brigjet e Floridës në fund të shtatorit, si stuhi e kategorisë së katërt, dhe është përshkruar si katastrofa natyrore më e rëndë në tokën amerikane prej uraganit Katrina të vitit 2005.

Deri më tani raportohet që më shumë se 250 persona kanë vdekur si pasojë e stuhisë, dhe numri pritet të rritet./REL

Previous Post

EMRAT/ Vranë kushëririn me thikë, ja kush janë dy vëllezërit shqiptarë

Next Post

Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, 9 në kërkim, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH Shkodër

Next Post
Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, 9 në kërkim, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH Shkodër

Protesta e opozitës/ Arrestohet një person, 9 në kërkim, mes tyre edhe ish komandanti i FNSH Shkodër

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al