Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fituesit e miliona lekëve janë në një shtëpi, grantet për start up-et si “QOKA” për të njohurit e Ministrisë

Editor by Editor
December 12, 2022
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Fituesit e miliona lekëve janë në një shtëpi, grantet për start up-et si “QOKA” për të njohurit e Ministrisë
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Sipërmarrjes me në krye Edona Bilalin, për herë të parë këtë vit zhvilloi dhënien e granteve për të gjitha projektet e reja inovatore, individët bizneset por jo vetëm.

Gazetarët e emisionit investigativ “Piranja” kanë ndjekur disa nga rastet flagrante të dhënies së këtyre granteve në bazë preferencash dhe në konflikt të pastër interesi.

Emisioni ka marrë në shqyrtim rastin e një familjeje (babai, djali dhe vajza) të cilët ka përfituar mbi 50 milionë lekë apo rasti flagrant i përfitimit të grantit për start-up nga djali i drejtorit të FSHZ.

Ndërsa raste të tjera skandaloze, publikohen në këtë investigim, disa prej tyre pa asnjë lidhje me inovacionin, një kusht bazë për dhënie granti, siç është rasti i një të riu që ka përfituar 11 milionë lekë për publikim videosh nga atraksionet turistike të veriut. Një pasion që e kanë mijëra të rinj të këtij vendi.

“Startup” janë individët dhe personat fizikë ose juridikë të regjistruar në regjistrin tregtar të Republikës së Shqipërisë, të cilët, referuar objektit të aktivitetit të tyre, janë konceptuar, krijuar dhe veprojnë me qëllim nisjen e realizimit dhe zhvillimit të një modeli biznesi, produkti dhe shërbimi inovativ dhe/ose teknologjik të veçantë, me potencial rritjeje të shpejtë, të zbatueshëm në praktikë, për përmirësimin e ndjeshëm të modeleve të biznesit, produkteve dhe shërbimeve ekzistuese.

Abuzimet me përfituesit

Siç edhe njoftoi ministria, rreth 400 biznese, individë, organizata jofitimprurëse, bashki, akademi paraqitën projektet e tyre për përfitimin e granteve për start up dhe pas vlerësimit në datën 13.7.2022 u shpallën fituesit.

Të gjitha aplikimet u shqyrtuan nga Komisioni i Vlerësimit, i cili do përbehej nga vetë ministria e sipërmarrjes, zonja Edona Bilali dhe katër anëtarë (një anëtare caktohet nga vetë ministri i sipërmarrjes, një anëtare përcaktohet nga ministri përgjegjës për rininë dhe fëmijët, një ekspert nga sistemi i ekosistemeve dhe start upeve, për të cilin më pas do të hapej dhe një konkurs, si dhe një anëtar nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim- AADF)

RASTI 1

Në listën e përfituesve të granteve, rezultojnë dy organizata jo fitimprurëse, “Qëndra Protik”, e cila ka përfituar 3 milionë lekë të reja dhe qendra “Junior Achievment of Albania”, e cila ka përfituar më shumë se 58 milionë lekë të vjetra.

Me një vëzhgim të thjeshtë rezulton se këto dy OJF janë krijuar me mbështetjen e Fondit shqiptaro-amerikan të zhvillimit dhe janë partnere me të, pra me mbështetjen e njërit prej anëtarëve të komisionit.Ndërkohë, dy bashkëdrejtuesit e AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli janë gjithashtu anëtarë bordi në qendrën Protik.

Fondi shqiptaro-amerikan për zhvillim u pyet në lidhje me marrëdhënien me “AADF” dhe “Protik”, nëse ka një konflikt interesi dhe a jemi në kushtet e një gare të pandershme?

Në përgjigjen e kthyer AADF sqaron se Qendra Protik është themeluar në vitin 2012 falë bashkëpunimit shumëpalësh të qeverisë së Shqipërisë, AADF, USAID dhe Microsoft, me qëllim nxitjen e teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes. Madje AADF pohon se ajo është një grantdhënës për qendrën Protik, me “Projection SDA by Protik”.

AADF në përgjigjen shteruese pohon se ka caktuar një anëtar në komisionin e vlerësimit, me kërkesë të Ministrisë së sipërmarrjes , por ndërkohë, pavarësisht vkm 313/ 2022 , AADF nuk është e përfshirë në asnjë aspekt në skemat e mbështetjes dhe zhvillimit të start upeve, pasi janë një iniciative ekskluzive e qeverisë shqiptare dhe se punonjësi i AADF nuk përfaqëson asnjë interes të fondit, por ka përgjegjësi personale.

Ajo që nuk kuptohet është se si mund të ketë përgjegjësi personale përfaqësuesi i AADF, kur ai është pjesë e komisionit të vlerësimit në ministrinë e sipërmarrjes,  vetëm sepse është pjesë e AADF  dhe përfaqësues i fondit?

Jo vetëm kaq, por AADF sqaron më tej se z. Sarapuli dhe z. Mata, dy bashkëdrejtuesit e fondit,  nuk kanë asnjë konflikt interesi duke qenë anëtarë të bordit drejtues të “Protik”.

Ajo që nuk kuptojmë është se si mund të vlerësosh projektin e një OJF që e ke krijuar në bashkëpunim me aktorë të tjerë, ndërkohë vetë drejtuesit e AADG njëkohësisht janë anëtarë bordi të qendrës Protik që ka rezultuar fituese? A mund të vlerësosh në këtë rast bashkëpunëtorin tënd ndershmërisht dhe objektivisht mes shumë të tjerëve?

Në lidhje me këtë konflikt interesi, u pyet edhe vetë qendra Protik në lidhje me projektin me të cilin kanë aplikuar, fazën e projektit dhe nëse kanë në përbërjen bordit drejtues anëtarë, që janë  pjesë e bordeve të tjera.

 

Qendra Protik, në përgjigjen e kthyer sqaron se ka aplikuar e ka rezultuar fituese me projektin “TechLab by Protik”, për të cilin ka nënshkruar edhe kontratë me Ministrinë e Sipërmarrjes.

“Protik” sqaron gjithashtu se është një organizatë jofitimprurëse dhe si e tillë anëtarët e bordit të drejtorëve japin kontributin e tyre pa asnjë shpërblim, dhe se “Protik” nuk është në dijeni të të gjitha angazhimeve dhe kontributeve që ata japin në borde të tjera.

RASTI 2

Një prej shoqërive që ka përfituar para publike është ajo e Flladi Agollit, administrator i HMS sh.p.k, i cili ka përfituar 4.580.000 lekë të reja fond. Problemi është se Flladi Agolli, i cili ka përfituar para publike është djali i Dritan Agollit, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

I pyetur nga gazetarët Flladi Agolli nuk pranon të japë shpjegime dhe të thotë nëse ka konflikt interesi. Ai thotë shkurt se “informacion mund të merrni te Ministria”, duke mbyllur telefonin.

RASTI 3

 “Skytech” dhe “3DSKY”.

Në subjektin SkyTech  administrator është Altin Bamllari dhe ortak Arbi Bamllari, djali i Altinit. Ky subjekt ka përfituar grant rreth 50 milionë lekë.

Ndërkohë, 3DSKY është një subjekt ku administrator është Arbi Bamllari dhe motra e tij dhe kanë përfituar rreth 30 milionë lekë grant. Të dyja këto subjekte kanë adresë të njëjtë, një apartament në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Arbi Bamllari, djali i talentuar në teknologji është ortak në të dyja kompanitë fituese.

Sipas VKM 312 i DATËS 11.5.2022 , të dhënat parësore dhe dytësore në regjistrin e start upeve ndër të tjera përfshihen edhe të dhënat e regjistrit tregtar, numri i identifikimit të subjektit. Si është e mundur që komisioni i vlerësimit nuk ka arritur të identifikojë subjekte që kanë adresë të njëjtë, dhe përfitues janë të njëjtit njerëz?

Previous Post

EURACTIV: Vendet anëtare të BE-së do t’i japin Bosnjës statusin e kandidatit

Next Post

Prokuroria e Tiranës sekuestron 2 milionë euro pasuri në emër të gruas së Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit

Next Post
Prokuroria e Tiranës sekuestron 2 milionë euro pasuri në emër të gruas së Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit

Prokuroria e Tiranës sekuestron 2 milionë euro pasuri në emër të gruas së Admir Muratajt, i vrarë në grabitjen e Rinasit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al