Valencia ka nisur në mënyrë katastrofike sezonin e ri në La Liga. Pas pesë javëve të para skuadra është në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 1 pikë të grumbulluar, me 1 gol të shënuar dhe 10 të pësuar. Kjo situatë ka nxitur pakënaqësi te tifozët, të cilët kanë kontestuar pronarët e klubit.
Si përgjigje, pronarët kanë marrë vendim për të ndërhyrë në drejtim të klubit, duke shkarkuar Drejtorin Sportiv Ron Gourlay dhe anëtarët e stafit të tij: Lisandro Isei, Hans Gillhaus, Andrés Zamora dhe Malek Shafei. Njëkohësisht, klubi zgjidhi kontratën edhe me trajnerin e parë Carlos Corberán dhe stafin e tij. Vendimet u njoftuan nga vetë Valencia përmes një komunikate zyrtare.
Komunikata thekson se klubi do të bëjë së shpejti të ditur strukturën e re në sektorin sportiv dhe konfigurimin e projektit të ardhshëm sportiv. Deri në përfundim të ndryshimeve organizative, si trajner i përkohshëm i skuadrës së parë është emëruar Óscar Sánchez, tekniku i VCF Mestalla. Njoftimi u shoqërua edhe me publikim në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetet sociale.
Lëvizjet në drejtim vijnë pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe reagimit të tifozërisë, ndërsa klubi paralajmëron reforma në strukturën sportive dhe planet për projektin që do të ndiqet në vijim. Për momentin, skuadra do të drejtohet nga stafi i përkohshëm dhe pritet që konfigurohet një strukturë e re menaxheriale dhe sportive, e cila do të prezantohet zyrtarisht në ditët në vijim.

