Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fiks Fare: “Teodori 2003” vazhdon ndërtimin e HEC-it në Martanesh pa autorizimet përkatëse të ndërtimit dhe lejen e ujit.

timoni.al by timoni.al
October 29, 2025
in AKTUALITET
0
Fiks Fare: “Teodori 2003” vazhdon ndërtimin e HEC-it në Martanesh pa autorizimet përkatëse të ndërtimit dhe lejen e ujit.
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fiks Fare ka denoncuar se firma “Teodori 2003” po kryen punime për ndërtimin e një HEC-i në Martanesh pa leje, duke sfiduar autoritetet. Njësia Administrative Martanesh, Bashkia Bulqizë, Policia e Bulqizës, Prokuroria e Dibrës, Baseni Ujor Mat dhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) kanë nisur hetime për shkelje lidhur me mungesën e lejeve për ujin dhe ndërtimin e HEC-it.

Më 2 tetor 2025, banorët e Martaneshit kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve, duke theksuar se firma po punonte për të marrë ujërat e liqenit të Sopajve pa asnjë leje. Punimet përfshijnë ndërtimin e tuneleve dhe trasesh të gjata. Adminstratori i Njësisë Martanesh konfirmoi se të gjitha veprimet ishin pa leje dhe se firma ishte gjobitur me 1.5 milion euro nga Drejtoria e Pyjeve, por punimet vazhduan.

Drejtori i Basenit Ujor Mat pohonte se firma nuk kishte leje, ndonëse “Teodori 2003” pretendon se ka një leje të miratuar nga ish KRRTRSH-ja dhe një vendim gjykate në favor të saj. AMBU konfirmoi se firma disponon leje vetëm për projekte të tjera, jo për HEC-in në fjalë, duke theksuar se gabuese ishte ndarja e koncesionit të burimeve ujore. Agjencia kërkoi dokumentacion nga firma, por ajo nuk e ofroi.

Pas ankesa nga banorët, AMBU bëri monitorim dhe konstatoi se firma po ndihmonte në ndërtimin e kanalit ushqyes për liqenin e Sopajve. Institucionet e menaxhimit të burimeve ujore theksuan se firma nuk kishte as leje ndërtimi. Prokuroria e Dibrës njoftoi për regjistrimin e një procedimi penal për shpërdorimin e tokës, lidhur me këto punime, që aktualisht janë në fazën e verifikimit.

Megjithëse të gjitha institucionet e përmendura janë angazhuar për të ndalur punimet, firma vazhdon aktivitetin e saj, duke shkelur ligjet. Banorët kanë dërguar prova vizuale se punimet po vazhdojnë, përfshirë heqjen e sipërfaqeve të mëdha me pyje dhe kullota. Situata ngre shqetësime në lidhje me mbrojtjen e ambientit dhe veprimin e autoriteteve.

Previous Post

“Pasha dokumente ligjore, më kërkoi testin pas një shikimi”/ Volejbollistja flet në ‘Goca dhe Gra’: Ky rast ishte diskriminim.

Next Post

“Jam e befasuar,” volejbollistja e pezulluar nga Federata tregon për ‘Goca dhe Gra’: Një situatë tejet shqetësuese, që ndodh për herë të parë në karrierën time.

Next Post
“Jam e befasuar,” volejbollistja e pezulluar nga Federata tregon për ‘Goca dhe Gra’: Një situatë tejet shqetësuese, që ndodh për herë të parë në karrierën time.

“Jam e befasuar,” volejbollistja e pezulluar nga Federata tregon për ‘Goca dhe Gra’: Një situatë tejet shqetësuese, që ndodh për herë të parë në karrierën time.

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al