Friday, July 24, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fiks Fare/ Pagoi mijëra euro për licencë të Sicilisë, pas 7 vitesh nuk mori dokumentin dhe as paratë

timoni.al by timoni.al
July 24, 2026
in AKTUALITET
0
Fiks Fare/ Pagoi mijëra euro për licencë të Sicilisë, pas 7 vitesh nuk mori dokumentin dhe as paratë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një qytetare nga Vlora i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare, duke pretenduar se bashkëshorti i saj ka paguar mijëra euro për marrjen e një licence transporti me Sicilinë, por pas shtatë vjetësh nuk ka marrë as dokumentin dhe as kthimin e parave. Sipas saj, përmes një miku të përbashkët janë njohur me Artur Pengilin, i cili kishte premtuar mundësi sigurimi të licencës për linjë transporti, qoftë për furgon apo autobus. Familja ka paguar 5,000 euro, për të cilat është hartuar një deklaratë që përcaktonte se pagesa bëhej për kryerjen e procedurave të licencimit.

Megjithatë, licenca nuk është siguruar dhe paratë nuk janë kthyer. Qytetarja kërkon ndërhyrjen e Fiks Fare për të rikuperuar shumën e dhënë. Gjatë një takimi mes çiftit dhe Pengilit, ai pranon se ka një detyrim ndaj tyre dhe shprehet se do t’ua kthejë paratë, por kërkon më shumë kohë, duke argumentuar se ka pasur probleme shëndetësore. Në bisedë del se shuma e dhënë nuk ka qenë vetëm 5,000 euro, por 8,000 euro, fakt që Pengili e pranon, duke shtuar se “ajo çështje ka marrë fund”, por se paratë do të kthehen.

Një bashkëpunëtor i Fiks Fare telefonon më pas Pengilin, duke u interesuar për një licencë transporti. Fillimisht ai premton se do të konsultohet me persona të tjerë dhe do të kthejë përgjigje; më pas kërkon që t’i dërgohen patentat dhe karta e identitetit, dokumente që i dërgohen, gjë që ngre dyshime se ai vazhdon të merret me këtë aktivitet.

Gazetarët shkojnë në biznesin e Pengilit, një lokal në zonën e Ali Demit në Tiranë. Sapo përballet me kamerën, ai refuzon të japë shpjegime dhe kërkon që gazetarët të largohen. I pyetur se me cilat institucione bashkëpunonte për nxjerrjen e licencave, Pengili nuk jep përgjigje konkrete, duke thënë se gazetarët “e njohin shumë pak”. Ai premton se pas datës 15 maj do të japë dokumentacionin dhe sqarimet përkatëse dhe përsërit se do t’ua kthejë paratë qytetarëve që pretendojnë se janë dëmtuar financiarisht.

Previous Post

Mesfushori i Kombëtares Asllani në dyshim për turneun aziatik për shkak të problemeve fizike tek Interi

Next Post

Ushqimin e marr te Kisha: Nënë djalit me autizëm, nga denoncimi në Fiks Fare te vështirësi ekstreme ekonomike

Next Post
Ushqimin e marr te Kisha: Nënë djalit me autizëm, nga denoncimi në Fiks Fare te vështirësi ekstreme ekonomike

Ushqimin e marr te Kisha: Nënë djalit me autizëm, nga denoncimi në Fiks Fare te vështirësi ekstreme ekonomike

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al