Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Fatmir Troplini e lidhi me Suel Çelën/ Dumani: 160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte marrë nga…

Editor by Editor
April 17, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Fatmir Troplini e lidhi me Suel Çelën/ Dumani: 160 mijë € për vrasjen e Lul Mashës! Porosia ishte marrë nga…
0
SHARES
312
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Sanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë” po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme.  Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij, duke zbuluar detaje të reja për porositë për vrasje, bashkëpunëtorët dhe mënyrën e komunikimit mes anëtarëve të grupeve kriminale.

Gjatë deklaratës së tij Nuredin Dumani përmendi komunikimin me Erjon Alibejn, edhe pas arrestimit të këtij të fundit. Ai tha se Alibej u mbajt fillimisht në paraburgimin e Elbasanit, ku kishte akses në aplikacionin e koduar Sky ECC, por më pas, pas transferimit në një tjetër burg, komunikimi u ndërpre.

Gjithashti Dumani deklaroi se kishte marrë porosi për vrasjen e Lulzim Mashës, të cilën ia përcolli Henrik Hoxhajt përmes telefonit. Por sipas tij porosia ishte marrë nga Suel Çela, me të cilin e kishte lidhur miku i tij në Durrës, Fatmir Troplini.

“Henrikut i ofrova 160 mijë euro, i dhashë 10 mijë kapar. 10 mijë të tjera, më duket, i mbajta për vete,” deklaroi ai. Me suel Çelën më ka lidhur një miku im në Durrës, Fatmir Troplini, pasi Sueli çonte Xhino Rrokën të merrte mall tek këta”, tha Dumani.

Po ashtu Dumani zbuloi se pseudonimet e tij në platformat e komunikimit të koduar si Sky ECC dhe Matrix kanë qenë “Alkatraz”, “Covid 19” dhe “Toto Rino”, ndërsa Henrik Hoxhaj përdorte pseudonimin “Baftjari”.

Nga ana tjetër, Henrik Hoxhaj ka konfirmuar se ishte marrë porosi për vrasjen e djalit të Lulzim Mashës, por meqenëse ai nuk u gjend, vendosën të godasin të atin.

“E gjithë komunikata është në telefon. Djali nuk po vinte, ishte në Maqedoni. E ndiqnim përmes Aleksandër Bahos, të cilin e njihnim si ‘Sakati’. Kur të vinte djali, do të bëhej goditja. Ai kishte 200 mijë euro me vete, ndërsa Baho do merrte 70% të shumës,” tha Hoxhaj.

Ai shtoi se kishin pritur gati një vit për të realizuar atentatin, por për shkak të mungesës së djalit, vendosën të kryenin atentatin ndaj Lulzim Mashës. Ndërsa Dumani në një tjetër moment të dëshmisë, tha se nuk i kujtohej që porosia të kishte qenë për djalin e Mashës, por sipas tij, kishte marrë përsipër që të kryente atentatin ndaj vetë Lulzim Mashës, në bazë të marrëveshjes me Suel Çelën.

Po ashtu seanca u shoqërua me tensione dhe përplasje verbale mes Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, këtij të fundit i është hequr zyrtarisht statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Përplasja nisi gjatë diskutimit për porositë dhe urdhrat e marra në kuadër të grupeve kriminale, ku Henrik Hoxhaj akuzoi Dumanin se po përpiqet të minimizojë rolin e tij në vrasjet e planifikuara.

Dumani, nga ana e tij, reagoi menjëherë, duke iu drejtuar me ironi: “Nuk më ke dhënë asnjëherë urdhra, çfarë po bën këtu si kapiten Rramiu?! Të është dhënë një punë, ajo merret dhe bëhet, ose nuk pranohet fare.”

Në vijim të dëshmisë së tij, Nuredin Dumani rrëfeu se vendodhjen e tij në Fier kur u arrestua e zbuloi Suel Çela.

“Kur u plagosa, Sueli më tha ‘do të sjell doktorin’, pastaj mori këtë me vete (i referohet Henrik Hoxhajt). Më tha ‘hajt se do ta shofim’. Telefoni me të cilin kam folur me Suelin ndodhet në prokurori dhe polici,” deklaroi Dumani para trupit gjykues.

Previous Post

Dështon sërish seanca për konstituimin e parlamentit në Kosovë, mbledhja e radhës të shtunën

Next Post

Parashikoi fitoren e Trump/ Sondazhet McLuaghlin në TCH, Rama: Supersondazhier, mund ta ketë sjellë LaCivita!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

April 22, 2026
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026
SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve
KRYESORE

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

by timoni.al
April 22, 2026
0

Parlamenti grek miratoi me shumicë të gjerë dhe pa ndarje partiake kërkesën për heqjen e imunitetit të 13 deputetëve lidhur...

Read moreDetails
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026
SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

SHBA-ja planifikon të zhvendosë në Kongo mbi një mijë afganë që ndihmuan forcat amerikane në Afganistan

April 22, 2026
Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

Irani jep mesazh të qartë: negociata me Uashingtonin në Pakistan vetëm nëse hiqet bllokada amerikane

April 22, 2026
SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

SHBA: Pas vizitës së Whitaker në Kosovë po avancojmë interesat e përbashkëta të sigurisë

April 22, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

Skandali i fondeve bujqësore: Parlamenti grek i heq imunitetin 13 deputetëve

April 22, 2026
Aksident në zinxhir në autostradën Elbasan-Tiranë, përplasje mes 8 automjeteve në dalje të tunelit/ Informacione të para

Aksident në Laç pranë bashkisë: përplasja e automjeteve, dy të plagosur

April 22, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al