Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Familja dyshon për grabitje! Vjen reagimi i policisë për vdekjen: Përplasi 3 makina

Editor by Editor
August 21, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Familja dyshon për grabitje! Vjen reagimi i policisë për vdekjen: Përplasi 3 makina
0
SHARES
37
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 63-vjeçar, i cili kishte një agjenci në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës u gjet i vdekur në orët e para të ditës së sotme. Familja ngriti pretendimin se mund të jetë grabitur dhe më pas është vrarë për shkak se me vete, sipas tyre kishte një shumë të konsiderueshme lekësh që po i transportonte.

Viktima është Nadir Gjata. Por policia në reagimin zyrtar mesditën e sotme thotë se Gjata ka humbur kontrollin e makinës për arsye shëndetësore duke u përplasur me një taksi, e cila më pas goditi edhe dy makina të tjera.

“Më datë 21.08.2023, rreth orës 04:00, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në afërsi të vendit të quajtur “Kapelja”, shtetasi Nadir Gjata 63 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit tip “Ford Fiesta”, për pasojë automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar (taksi), i cili gjatë zhvendosjes ka përplasur 2 automjete të tjera të parkuara.

Paraprakisht, dyshohet se 63-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkaqe shëndetësore, më pas automjeti i tij është përplasur me automjetin taksi dhe për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Trupi i pajetë u transportua në morg, për kryerjen e ekspertizës mjekoligjore, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës. Nga këqyrja paraprake e trupit, eksperti mjekoligjor nuk ka konstatuar shenja dhune” njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe po bashkëpunohet me Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 63-vjeçarit.

Previous Post

Një 100 vjeçar rinovon pashaportën: Më duhet të lëviz për… punë!

Next Post

Tirana gjobitet nga UEFA me 25 mijë euro, bardheblutë përgatiten për dënimin e radhës

Next Post
Tirana gjobitet nga UEFA me 25 mijë euro, bardheblutë përgatiten për dënimin e radhës

Tirana gjobitet nga UEFA me 25 mijë euro, bardheblutë përgatiten për dënimin e radhës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al