Thursday, May 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Fabrikë me lëndë djegëse digjet në Turqi; 47-vjeçari humbi jetën, ra nga lartësia pas shpërthimit të flakëve

timoni.al by timoni.al
May 13, 2026
in KRYESORE
0
Fabrikë me lëndë djegëse digjet në Turqi; 47-vjeçari humbi jetën, ra nga lartësia pas shpërthimit të flakëve
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një person ka humbur jetën pas një zjarri të madh që shpërtheu në një fabrikë me lëndë djegëse biozel në Mersin, në jug të Turqisë. Sipas mediave turke, zjarri nisi për shkaqe ende të panjohura në ambientet e një kompanie të mbushjes së karburantit në zonën Kazanli, në distriktin Akdeniz. Pas shpërthimit fillestar, flakët përfshinë edhe rezervuarët e karburantit, duke shkaktuar panik në zonë.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë flakë të mëdha dhe re të dendura tymi të zi që ngrihen në qiell dhe janë të dukshme nga kilometra larg. Nga incidenti mbeti i plagosur rëndë një punëtor 47-vjeçar, i cili ra nga një lartësi prej rreth 20 metrash gjatë shpërthimit. Ai u transportua menjëherë në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Fillimisht, ndërhyrja për shuarjen e flakëve u bë nga ekipet e sigurisë së fabrikës, ndërsa më pas në vendngjarje mbërritën forca të shumta zjarrfikëse. Autoritetet bënë të ditur se cisternat e karburantit u larguan nga zona për arsye sigurie dhe disa pjesë të objektit u evakuuan. Operacioni për neutralizimin e plotë të zjarrit vijon ende.

Sipas burimeve lokale, puna e zjarrfikësve është vështirësuar nga prania e materialeve shumë të ndezshme në rezervuarët e naftës. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit. Në raportimet e para nga mediat u transmetua se zjarri ende nuk ishte vendosur nën kontroll, ndërsa autoritetet vijojnë operacionin dhe hetimet në vendngjarje.

Previous Post

Manchester United gjen zgjidhje për stolin: kush pritet të jetë trajneri i Djajve të Kuq sezonin e ardhshëm

Next Post

Reali i Madridit humb apelin në CAS për thirrjet homofobe ndaj Pep Guardiolës

Next Post
Reali i Madridit humb apelin në CAS për thirrjet homofobe ndaj Pep Guardiolës

Reali i Madridit humb apelin në CAS për thirrjet homofobe ndaj Pep Guardiolës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al