Thursday, December 11, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Evropa s’mund të presë duarkryq që ta shpëtojë Amerika nga Vladimir Putin

Author by Author
January 24, 2022
in BOTË, KRYESORE
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dalibor Rohac “The Spectator”

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u kritikua shumë për shkak të deklaratës së tij, se NATO mund të përçahet në lidhje me atë që duhet bërë, në rast se Vladimir Putin e kufizon agresionin e Rusisë kundër Ukrainës vetëm në një “inkursion ushtarak të vogël”.

Edhe pse qartazi e pamenduar mirë, kjo deklaratë ishte një nga ato që amerikanët e quajnë “Gafa e Kingsleit”, një situatë kur një politikan thotë aksidentalisht të vërtetën. Tek e fundit, dihet që aleanca vuan prej kohësh nga një problem i tillë.

Në vitin 2019, presidenti francez Emmanuel Macron bëri bujë me deklaratën e tij, se NATO ka pësuar tashmë një “vdekje cerebrale”, dhe kjo për shkak të rënies së interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Evropës.

Viti i parë i mandatit të Joe Biden si president, u shoqërua me një mori vendimesh politike, të cilat zbuluan se Evropa ishte në plan të dytë për amerikanët. Kjo u pa nga tërheqja nga Afganistanit, tek marrëveshja AUKUS, dhe së fundmi tek bisedimet e vazhdueshme SHBA-Rusi në Gjenevë të Zvicrës, të zhvilluara pra praninë e evropianëve.

Dhe unë mendoj se këtu problemi nuk është as Donald Trump dhe as Joe Biden. Përkundrazi, gjithçka të bëjë me faktin se Shtetet e Bashkuara nuk kanë dhe s’do të kenë një ushtri aq të madhe, sa të rritin angazhimin e tyre ushtarak në Evropë, dhe as për të pasur një shans për të rivendosur avantazhin e SHBA-së në Azi kundër Kinës, siç ka thënë së fundmi edhe Elbridge Colby, arkitekti i Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes të vitit 2018, që fokusohej kryesisht tek Kina, si një rivale sistematike e SHBA-së.

“Ne duhet t’i japim përparësi zhvendosjes graduale të vëmendjes drejt Azisë, duke pasur më pak Evropën në qendër të vëmendjes. Në të kundërt në Azi do të ketë një krizë të madhe, dhe ne do të detyrohemi të reduktojmë në një mënyrë drastike angazhimet e tjera”- theksoi ai.

Përplasja aktuale me Rusinë lidhet vetëm përciptazi me Ukrainën. Askush nuk po sugjeron që NATO duhet të hyjë në luftë me Rusinë për Ukrainën, dhe as që Ukraina apo Gjeorgjia duhet të anëtarësohen se shpejti në aleancë.

Çështja e vërtetë, është nëse Rusia duhet të ketë veton mbi zgjerimet e ardhshme të NATO-s në lindje, dhe mbi vendosjet e trupave të saj në krahun lindor të aleancës. Dhe amerikanët nuk mund të shqetësohen më shumë se sa vetë evropianët për asnjërën nga këto dy çështje.

Në fund të fundit, është Evropa dhe jo Shtetet e Bashkuara, ajo që do të preket nga çdo destabilitet apo ndërhyrje ruse në hapësirën post-sovjetike apo në Ballkan. Është e vërtetë:një “Evropë e plotë dhe e lirë” është deri diku në interesin e Amerikës, por jo diçka që duhet të garantohet me çdo kush nga Shtetet e Bashkuara.

Britanikët duket se e kuptojnë këtë, dhe kjo ilustrohet nga një artikulli i shkëlqyer i kohëve të fundit i Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace, por edhe nga ndihma ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën e rrethuar.

Po kështu këtë gjë e kuptojnë edhe francezët, të cilët po i përgjigjen bullizmit rus me rritjen e praninë e tyre ushtarake në Rumani. Edhe vendet e Evropës Lindore, e kanë kuptuar seriozitetin e situatës, dhe po zotohen të marrin më shumë përgjegjësi vetjake.

Por Polonia apo edhe shtetet baltike, nuk do të ishin në gjendje të mbroheshin kundër Rusisë, edhe nëse do të dyfishonin ose trefishonin shpenzimet e tyre në mbrojtje. Por parë në tërësinë e saj, kundërpërgjigja e Evropës ndaj sfidës ruse është shumë e zbehtë.

Pjesa më e madhe e diskutimit që po zhvillohen në Evropën, ndodh në një nivel të madh abstraksioni, i rrethuar rreth koncepteve të “autonomisë strategjike” dhe “sovranitetit” evropian. Duket sikur BE-ja është një shtet federal, me burime dhe asete ushtarake nën kontrollin e qeverisë së saj qendrore.

Disa nga zyrtarët e Brukselit, duket se mendojnë se bashkëpunimi me vendet jashtë BE-së, si për shembull me Britaninë e Madhe apo Norvegjinë, nuk është aspak jetik për sigurinë e kontinentit. Por më e rëndë sesa kjo, është sjellja apatike e Gjermanisë.

Hegjemoni ngurrues i Evropës, është i vendosur të mbrojë me çdo kusht interesat e veta ekonomike në raport me Rusinë. Berlini bën formalisht deklarata të forta, në lidhje me rendin liberal të bazuar tek rregullat dhe multilateralizmin.

Por nga ana tjetër i shërben synimeve egoiste (dhe dritëshkurtra) të biznesit, sikurse është gazsjellësi “Nord Stream 2”. Sikurse u shpreh së fundmi Ministri gjerman i Mbrojtjes, ky projekt nuk duhet “të përzihet” me konfliktin mbi Ukrainën.

Zërat me ndikim, veçanërisht nga kampi republikan, po bëjnë thirrje për vendosjen e sanksioneve të SHBA-së kundër gazsjellësit, që anashkalon rolin tradicional të luajtur nga Ukraina dhe vendet e tjera të Evropës Lindore në transportin e gazit nga lindja në perëndim.

Në një farë mënyre, këto përpjekje vetëm sa e shmangin problemin themelor:Shtetet e Bashkuara nuk mund të kujdesen për të ardhmen e Evropës Lindore, më shumë se sa vetë gjermanët dhe partnerët e tyre në Bashkimin Evropian.

Evropa i ka ndryshuar politikat e saj ndaj Rusisë, sidomos pas rrëzimit të avionit të “Malaysia Airlines” në verën e vitit 2014. Duke pasur parasysh reagimin e dobët ndaj sjelljes së Rusisë këtë herë – por edhe gjendjen e mjerueshme të ushtrive evropiane – ky ndryshim nuk ka shkuar aty ku duhet.

Dhe kjo gjë po bëhet veçanërisht e dukshme, për shkak të rolit të zvogëluar që ka të ngjarë të luajnë tani në Evropë Shtetet e Bashkuara. Mbetet vetëm të shpresohet që evropianët, dhe veçanërisht gjermanët, të mund të reagojnë si duhet, pa pasur nevojë që rusët të mbërrijnë në pragun e tyre. /Përktheu: Alket Goce-abcnews.al

Previous Post

“Kur kau futet në pallat, ai bëhet stallë”/ Kush është gazetarja e njohur turke e arrestuar për fyerje ndaj Erdogan

Next Post

EMRI/ I shkoi në oborr të shtëpisë dhe vrau 65-vjeçarin/ Adoleshenti mori hak për babanë në Lezhë pas 13 vitesh

Next Post

EMRI/ I shkoi në oborr të shtëpisë dhe vrau 65-vjeçarin/ Adoleshenti mori hak për babanë në Lezhë pas 13 vitesh

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025
Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

December 11, 2025
Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

December 11, 2025
35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në 'Top Story': Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në ‘Top Story’: Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

December 11, 2025
Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.
LAJME

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

by timoni.al
December 11, 2025
0

Në Gjirokastër, Ervin Salianji organizoi një takim me demokratët për të discutuar mbi ringritjen e Partisë Demokratike (PD). Gjithashtu, Ilir...

Read moreDetails
Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

December 11, 2025
Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

Katër persona në Vlorë arrestohen pas mbajtjes peng të një shqiptari nga Kosova për dy javë dhe kërkesës për 70 mijë euro.

December 11, 2025
35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në 'Top Story': Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

35 vjet nga themelimi i PD, Grida Duma shpreh urimin në ‘Top Story’: Ka kërkuar gjenialitet për të integruar fragmentet e historisë.

December 11, 2025
“SHBA si mbështetje për SPAK: Rakipllari në ‘Top Story’ për emërimin e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane refuzon akuzat e Berishës”

“SHBA si mbështetje për SPAK: Rakipllari në ‘Top Story’ për emërimin e kryeprokurorit, Ambasada Amerikane refuzon akuzat e Berishës”

December 11, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

Ish-deputeti Salinj mbledh një numër të madh njerëzish në Gjirokastër, kritika ndaj PD-së për Avokatin e Popullit: Nuk po mbështet qytetarët e saj.

December 11, 2025
Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

Tifozët europianë, ultimatum nga FIFA: Ndaloni shitjen e biletave për Botërorin, çmimi është pesë herë më i lartë se në Katar

December 11, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al