Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Ethet e Nilit përhapen shpejt; Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria vetëm një i infektuar

timoni.al by timoni.al
August 28, 2026
in LAJME
0
Ethet e Nilit përhapen shpejt; Greqia raporton 232 raste dhe 19 viktima, Shqipëria vetëm një i infektuar
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen shpejt në Greqi, ku Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik raporton 75 raste të reja brenda një jave, duke çuar totalin në 232 të infektuar. Në vend është rritur edhe numri i vdekjeve; autoritetet shëndetësore greke kanë regjistruar 19 humbje jete deri më tani, të gjitha të moshave 65 vjeç e lart. Nga i gjithë grupi i pacientëve të konfirmuar në Greqi, 165 kanë shfaqur simptoma që lidhen me sistemin nervor qendror, përfshirë encefalit, meningit apo paralizë akute, ndërsa 67 pacientë kanë pasur simptoma të lehta.

Në Itali janë raportuar 432 raste të infektimit me Ethet e Nilit Perëndimor dhe 17 humbje jete, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar 51 persona të infektuar dhe 6 humbje jete. Këto shifra janë të dhëna të autoriteteve shëndetësore kombëtare të vendeve përkatëse, të cilat raportojnë çdo javë pranë Qendrës Evropiane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (ECDC). Të njëjtën praktikë e ndjek edhe Shqipëria, si vend që po ndjek procesin e aderimit në Bashkimin Evropian.

Aktualisht Shqipëria ka diagnostikuar dhe raportuar vetëm një rast me Ethet e Nilit Perëndimor: një person 72-vjeç nga Korça, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal të këtij qarku. Sëmundja prek jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët; në Greqi janë konstatuar shenja të qarkullimit të virusit tek kuajt dhe tek kafshë të tjera njëthundrake.

Tek kafshët, sipas raporteve, nuk ka pasoja të ngjashme me ato te njerëzit. Te njerëzit, në shumë raste infeksioni kalon pa simptoma, por në rreth 20% të rasteve të infektuara shkakton forma të rënda të sëmundjes, deri në humbje jete.

Previous Post

Mijëra të zhdukur nga regjimi, Shkodra përkujton viktimat e komunizmit; familjarët kërkojnë drejtësi

Next Post

Linda Rama intervistë për Fortune Greece: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Next Post
Linda Rama intervistë për Fortune Greece: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Linda Rama intervistë për Fortune Greece: Nga qendrueshmëria tek konkurueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al