Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ka zbuluar pa dashje lidhjen e saj të dashurisë gjatë një loje me pyetje të shpejta ku duhej t’i jepte nota djemve në varësi të situatave. Gjatë bisedës me moderatorin Luiz Ejlli ajo dha përgjigje që sugjeruan ndjenja personale, dhe në disa raste komentoi me shprehje direkte.
Loja përfshinte situata të ndryshme dhe vlerësime numerike nga Ronela. Kur Luizi e pyeti nëse një djalë “është një 10, të kërkon fjalëkalimin e Instagram?”, Ronela u përgjigj: “Në rregull, edhe t’i do më japësh fjalëkalimin.” Në pyetjen rreth një djali që poston foto seksi dhe thotë “shumë bukur zemër”, Ronela tha se “i rritet” numri dhe se “një burrë që është krenar me atë që ka, tregon se ka besim.” Kur iu përmend situata kur çifti grindet dhe djali e heq nga Instagram, bllokon në WhatsApp dhe pret që të telefonosh nga një numër tjetër, Ronela tha: “Ai është një që ma mori shpirtin, një 1 do ja ulim.”
Në skicën tjetër, për rastin kur ai sillet sipas dëshirës së tij edhe kur i thua “bëj ca të duash”, Ronela u shpreh: “Le ta bëjë po ka qejf, ça të dojë le të bëjë.” Për skenën kur në restorant bën sikur ka harruar portofolin, ajo pranoi se mund të paguajë vetë dhe tha: “Unë mund të paguaj edhe nëse e ka portofolin, se kam problemin. Jam gocë bobe.” Kur Luizi përmendi mesazhin “mirëmëngjesi princeshë” dërguar në orën 14:00, Ronela komentoi: “Me 2 të drekës sime i bie 8 e darkës atje.” Luizi ndërhyri duke sqaruar vendndodhjen e personit, duke thënë: “Në Australi nuk është, është në Kanada ose SHBA.” Në fund, për pyetjen nëse i rritet numri kur ai i sjell lule pa arsye, Ronela tha se “i rritet” dhe se “e mira është të sjellë sa më shumë.”

