Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Është i alkoolizuar”, avokati i Mayas shpërthen në akuza për bashkëshortin: Manipulator, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht

Editor by Editor
April 26, 2024
in AKTUALITET, JETË/STIL, Lajmi Fundit, Vendi
0
“Është i alkoolizuar”, avokati i Mayas shpërthen në akuza për bashkëshortin: Manipulator, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht
0
SHARES
23
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore të jugut Maya Aliçkaj ka marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, pasi ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë.

Maya e cila në dokumente rezulton me emrin Fatbardha Ulbirch ka kërkuar të pajiset me urdhër mbrojtje, sepse bashkëshorti, Arben Ulbirch ka ushtruar dhunë ndaj saj.

I ftuar në “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti, ishte avokati i këngëtares, Idajet Beqiri. Zoti Beqiri tha se këngëtarja e ka marrë urdhrin e mbrojtjes dy vite më parë, për shkak se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike për shkak të varësisë ndaj alkoolit. Sipas tij, Maya, e ka çuar te mjeku në mënyrë që të hiqte dorë nga alkooli, por nuk ia ka arritur. Më tej Beqiri deklaroi se Arbeni ka qenë i dënuar me tre muaj për drejtim automjeti në gjendje të dehur, fakt ky që sipas tij, konfirmon edhe pretendimet e Mayas.

Beqiri: Marrëdhëniet fillimisht i kanë ndërtuar jo marrëdhënie dashurore. Ai, Arbeni, ka kontaktuar, është prezantuar si fans i saj dhe i është ofruar që të ishte bodyguard i saj për ta mbrojtur. Gjatë ecjes nëpër koncerte të ndryshme janë dashuruar dhe jetonin bashkë. Në vitin 2021 janë martuar, kanë lidhur martesën ligjore. Para se të lidhnin martesën, Maya e cila ishte me nënshtetsi gjermane, insistimi i Arbenit ishte që të merrte nënshtetësinë gjermane….Maya ka bërë një kontratë paramartesore duke thënë që gjithçka kam në pronësinë time, mbetet e imja dhe nuk ka pretendime bashkëshorti. Ndërsa çfarë do të vendoset që sot e tutje do të jetë individuale. të gjitha janë të specifikuara këto në kontratën paramartesore. Apeloj gjithë shqiptarët t’i bëjnë këto kontrata.

Kur e ka apeluar kërkesën për divorc?

Beqiri: Ai ka shfaqur disa të meta në karakter. Vesi i keq i tij është që ai ishte përdorues i alkoolit, deri në pikën kur u bë i alkoolizuar. Është shumë manipulator. Maya e ka çuar në doktor me shpenzimet e veta që të hiqte dorë nga alkooli. Maya ka pretenduar që ai përdorte dhe lëndë narkotike. Unë nuk e konfirmoj sepse nuk kam informacion për një gjë të tillë. Faktin që ai përdorte alkool e tregon dënimi me 3 muaj për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Ai nën efektin e alkoolit e ka keqtrajtuar në mënyrë të vazhdueshme, dhunë fizike dhe psikologjike. Por ajo, duke qenë një emër i njohur, e ka shpehur më shumë të motrat e veta dhe te njerëzit e saj. Nuk mundi që ta bënte të hiqte dorë nga alkooli. Kur arriti kulmin, e pa dhe motra që ai ushtroi dhunë fizike, shkoi dhe mori një kërkesë për mbrojtje dy vite më parë. Kjo video që ka dërguar ai, është rasti i 23-të që ka thyer urdhrin e mbrojtjes.

Previous Post

Maltë/ Shembet çatia, dy punëtorët shqiptarë bien nga 3 kate lartësi

Next Post

Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Next Post
Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Investigimi i “Rai 3”, Spiropali akuzon opozitën: Po përbaltin Shqipërinë, jemi në borxh deri në fyt me qytetarët

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al