Monday, September 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Engjëll i vogël perfekt, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: SHBA para Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale

timoni.al by timoni.al
September 14, 2026
in LAJME
0
Engjëll i vogël perfekt, Trump sulmon CEO-n e Anthropic: SHBA para Kinës në garën e Inteligjencës Artificiale
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka sulmuar publikisht CEO-n e Anthropic, Dario Amodei, pas deklaratave të këtij të fundit për një ngadalësim të mundshëm në zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale. Përmes një postimi në Truth Social, Trump deklaroi se Inteligjenca Artificiale nuk ka nevojë për kontrolle të tjera, por për një president “të fortë dhe të mençur”, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara e kanë një të tillë. “E vetmja mbrojtje që i duhet IA-së është një president i fortë dhe i mençur, me IQ të lartë dhe SHBA-të e kanë atë, dhe me bollëk”, shkroi ai.

Presidenti tha se administrata e tij ka ndërhyrë për të parandaluar drejtuesit e kompanive të Inteligjencës Artificiale që të angazhohen në veprime që ai i konsideron të këqija ose potencialisht të dëmshme. Duke iu referuar Amodeit, Trump tha se ai tani po përpiqet të paraqitet si një “engjëll i vogël perfekt”. Trump theksoi gjithashtu se administrata e tij ka “pushtet të jashtëzakonshëm” mbi kompanitë e Inteligjencës Artificiale, si përmes çështjeve penale, ashtu edhe përmes rregulloreve.

Në postimin e tij, presidenti foli edhe për atë që e cilësoi si një “konspiracion të sëmurë” kundër Inteligjencës Artificiale dhe qendrave të të dhënave, dhe arguoi se i vetmi vend që përfiton nga një zhvillim i tillë është Kina. “Kushdo që fiton Inteligjencën Artificiale, fiton”, shkroi Trump, duke shtuar se SHBA-ja është aktualisht përpara Kinës dhe vendeve të tjera në garën për zhvillimin e kësaj teknologjie. “Ne jemi përpara Kinës dhe të gjithëve të tjerëve, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi ai.

Në fund të postimit, Trump paralajmëroi me tone të ashpra teoricienët e konspiracioneve, tradhtarët, dezertorët dhe personat që rrjedhin informacion, duke u thënë: “Kujdes”. Postimi vjen në një kohë kur gara për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është kthyer në një prej çështjeve kryesore strategjike dhe teknologjike për administratën amerikane.

Previous Post

Der Spiegel: Një në tre vullnetarë konsiderohen të papërshtatshëm për forcat e armatosura gjermane

Next Post

I mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vjet, ndahet mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Next Post
I mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vjet, ndahet mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

I mbijetoi Auschwitzit dhe jetoi 107 vjet, ndahet mbijetuari më i vjetër i Holokaustit në Izrael

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al