Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Zbulohet magazina e përshtatur për kultivim kanabisi në Shkodër, prangoset 35-vjeçari, i sekuestrohen dy armë me silenciator

Editor by Editor
November 1, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
EMRI/ Zbulohet magazina e përshtatur për kultivim kanabisi në Shkodër, prangoset 35-vjeçari, i sekuestrohen dy armë me silenciator
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës ka zbuluar një magazinë të përshtatur për kultivimin e kanabisit, gjatë fazës së nëntë të operacionit të koduar “Qarku”.

Në pranga ka rënë 35-vjeçari Altin Palushi, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka sekuestruar edhe dy armë me silenciator, një pistoletë dhe një kallashnikov si dhe sasi municionesh.

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. Dy shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.

Njoftimi i Policisë Shkodër:

Finalizohet faza e 9-të e këtij megaoperacioni.

Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Policia gjen dhe sekuestron edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë).

Gjenden dhe sekuestrohen edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba.

Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, poseduesi i sendeve të kundërligjshme.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Altin Palushi, 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Previous Post

“Do rrisim sërish pagën minimale”, Rama këshillon biznesmenin korçar: Rritu rrogën punonjësve, se do të ikin

Next Post

Po transportonin emigrantë të paligjshëm me dy makina, arrestohen tre persona në Vlorë

Next Post
Po transportonin emigrantë të paligjshëm me dy makina, arrestohen tre persona në Vlorë

Po transportonin emigrantë të paligjshëm me dy makina, arrestohen tre persona në Vlorë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al