Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Vidhte makina dhe i shiste me kontrata të falsifikuara, arrestohet fieraku, në kërkim shoku i tij

Editor by Editor
January 21, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
Tentuan të kalonin nga Porti i Durrësit me dokumente false, arrestohen tre persona nga Turqia
0
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një 38 vjeçar është arrestuar nga  Policia e Tiranës dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij, pasi akuzohen për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Elton Rrushi.,38 vjeç, banues në Fier, si dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 35 vjeç.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara.

Njoftim i Policisë:

Tiranë Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Mekanizmi”. Përvetësonin automjete të shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar ata, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale false, vihet në pranga 38-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i provave të siguruara nga një hetim disamujor, i ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i këtij operacioni, u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin: – E. Rr., 38 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i 38-vjeçarit, shtetasi B. B., 35 vjeç. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përvetësonin me anë të mashtrimit, automjete të shtetasve të ndryshëm, dhe më pas i shisnin këto automjete nëpërmjet kontratave noteriale të falsifikuara. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua një automjet i përvetësuar me anë të mashtrimit. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. B., si dhe për identifikimin e kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Reshjet e borës/ ARRSH: Këto janë akset problematike në vend, Bogë-Theth ende e bllokuar

Next Post

“Çfarë ndjeve kur..?”, Luizi nuk i ndahet Kiarës: Për Zotin të dua shumë!

Next Post
Romancë në BBV, Luizi puth Kiarën

“Çfarë ndjeve kur..?”, Luizi nuk i ndahet Kiarës: Për Zotin të dua shumë!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al