Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Parandalohet vrasja për çështje pronësie, arrestohet 46-vjeçari që tentoi të qëllonte me pushkë të riun

Editor by Editor
December 16, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE, Vendi
0
EMRI/ Parandalohet vrasja për çështje pronësie, arrestohet 46-vjeçari që tentoi të qëllonte me pushkë të riun
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 46-vjeçar nga Vaqarri, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 27-vjeçar, pas konfliktit për çështje pronësie.

Sipas uniformave blu, Gazment Xhabafti ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Arbana”.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, për motive pronësie, kapet dhe vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim.

Sekuestrohen arma e zjarrit (pushkë), municion luftarak, një silenciator i modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu, që i posedonte 46-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Arbana”.
Si rezultat i këtij operacioni është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
G. Xh., 46 vjeç, banues në Vaqarr, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin J. M., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Arbanë, për shkak të një konflikti për motive pronësie, në muajin shtator. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në vendin e ngjarjes, kanë gjetur armën e zjarrit pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, me të cilën shtetasi G. Xh. ka tentuar të vrasë 27-vjeçarin.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një silenciator të modifikuar, një palë dylbi dhe një armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

Tensione në veri të Kosovës, serbët vendosin barrikadë të re, dëgjohen shpërthime

Next Post

Sot gara për kreun e ri të SPAK-ut, Kraja uron kandidatët që do ta pasojnë

Next Post
Sot gara për kreun e ri të SPAK-ut, Kraja uron kandidatët që do ta pasojnë

Sot gara për kreun e ri të SPAK-ut, Kraja uron kandidatët që do ta pasojnë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al