Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 mln euro, arrestohet agjentja postare në Korçë, i sekuestrohen 2 makina

Editor by Editor
June 3, 2023
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
EMRI/ Nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 mln euro, arrestohet agjentja postare në Korçë, i sekuestrohen 2 makina
0
SHARES
115
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një agjente postare është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohet për kryerjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e mashtrimit me pasoja të rënda.

Në kuadër të operacionit “Postmail” është vënë në pranga shtetsasja Alma Beqiraj, 46 vjeçe, banuese në Korçë.

Pas një hetimi 2 mujor ka rezultuar se ajo përfitonte shuma të konsiderueshme monetare, duke mos arkëtuar pagesat e klientëve që merrnin shërbimin postar, tek kompania private në të cilën ishte e punësuar agjente e shërbimeve postare private.

“Nga veprimet e thelluara hetimore rezulton se kjo shtetase, gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro. 46-vjeçarja, me detyrë agjente e shërbimeve postare private, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.” thuhet në njoftimin e bluve të Korçës.

Autoritet policore bëjnë me dije se shumën e konsiderueshme të përfituar, Alma Beqiraj dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.
Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar dy automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“Duhen 24 vite punë për ta blerë”/ Shtrenjtimi i apartamenteve, dhembje koke për një familje normale

Next Post

“Dua të bëhem deputet”/ Roland Bejko tregon ambiciet që ka në PD, a e synon postin e kryetarin?

Next Post
“Dua të bëhem deputet”/ Roland Bejko tregon ambiciet që ka në PD, a e synon postin e kryetarin?

"Dua të bëhem deputet"/ Roland Bejko tregon ambiciet që ka në PD, a e synon postin e kryetarin?

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al