Monday, June 22, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Në kërkim nga Shqipëria për mashtrim, kapet 32-vjeçari në Emiratet e Bashkuara Arabe

Editor by Editor
March 4, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Në kërkim nga Shqipëria për mashtrim, kapet 32-vjeçari në Emiratet e Bashkuara Arabe
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

EMIRATET E BASHKUARA ARABE-Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe një 32-vjeçar, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Siç thekson policia, po ndiqen të gjitha procedurat për ekstradimin e të riut në Shqipëri për t’u përballur me akuzat.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit Merxhan Çeliku, masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Njoftimi i policisë: 

Informacioni i siguruar nga Policia e Shtetit, mundëson finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. I akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që përfitonte shuma të mëdhaja parash, duke mashtruar shtetas nga Shqipëria, RMV-ja, Gjeorgjia dhe Ukraina, nëpërmjet thirrjeve telefonike, vihet në pranga 32-vjeçari.

Në vijim të punës së kryer në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion se një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për mashtrim të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, fshihej në Emiratet e Bashkuara.

Ky informacion i shkëmbyer menjëherë me partnerët, nëpërmjet koordinimit të Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit, ka mundësuar finalizimin në Emiratet e Bashkuara Arabe, të operacionit policor të koduar “Platformat”. Gjatë operacionit u bënë të mundur lokalizimi, kapja dhe vënia në pranga, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, e shtetasit 32 vjeç.

Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 32-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Previous Post

Analiza e BILD\ Skandali i përgjimeve që trondit Gjermaninë/ Arsyeja pse Putini i publikoi tani

Next Post

Kryemadhit i sekuestruan celularin, Meta: Nuk mbaj më përgjegjësi për çdo sjellje në raport me ligjin

Next Post
Kryemadhit i sekuestruan celularin, Meta: Nuk mbaj më përgjegjësi për çdo sjellje në raport me ligjin

Kryemadhit i sekuestruan celularin, Meta: Nuk mbaj më përgjegjësi për çdo sjellje në raport me ligjin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al