Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Lëvizte me armë zjarri gati për qitje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, zbulohet një punishte ku prodhonte silenciatorë

Editor by Editor
July 19, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Lëvizte me armë zjarri gati për qitje, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë, zbulohet një punishte ku prodhonte silenciatorë
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- 30-vjeçari Haxhi Nezaj është arrestuar në Kombinat pasi lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje. Bëhet me dije se gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Gjithashtu mësohet se në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës. 

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Punishtja”. Lëvizte me armë zjarri me silenciator gati për qitje, kapet në Kombinat dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Zbulohet një punishte në të cilën 30-vjeçari prodhonte silenciator për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës.

Sekuestrohen arma e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, rreth veprimtarive kriminale të një shtetasi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Punishtja”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. N., 30 vjeç, banues në Kombinat.

30-vjeçari u kap në flagrancë duke lëvizur në qendër të Kombinatit me armë zjarri me silenciator, gati për qitje. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, një armë zjarri pushkë, municion luftarak, doza kokaine dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Në vijim të veprimeve, në afërsi të banesës së të arrestuarit, u zbulua një punishte që dyshohet se përdorej nga 30-vjeçari për prodhimin e silenciatorëve për armë të ndryshme dhe më pas dyshohet se ua shiste personave të ndryshëm për kryerje të krimeve kundër personit dhe pronës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

“S’e njeh viktimën, nuk ka pasur kontakt me të”- Vrasja e Renis Dobrës, avokati i Petrit Çakrrit: Kishte lidhje vetëm me një prej vëllezërve Bushgjokaj, ishin së bashku në burg

Next Post

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga vajzat e famshme

Next Post
Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga vajzat e famshme

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re! Historia diskrete e dashurisë, aktori heq dorë nga vajzat e famshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al