Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Iu gjet në makinë fara dhe doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Editor by Editor
March 26, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ Iu gjet në makinë fara dhe doza kanabisi, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

VAU I DEJËS– Samel Kraja është vënë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “Prova”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vau i Dejës/Vijon zbatimi i masave në kuadër të planit operacional kombëtar “Tempulli 2”. Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për shitje të farave të cannabisit, me qëllim kultivimin e tyre. Gjatë operacionit është goditur edhe një rast i shpërndarjes së dozave të cannabisit, në zona të ndryshme të Vaut të Dejës.

Finalizohet pas një pune hetimore disajavore, me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Prova”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 23-vjeçar që shiste fara kanabisi për t’i kultivuar dhe lëndë narkotike cannabis në doza. Sekuestrohen qindra doza cannabis dhe 100 fara cannabis, që u gjetën gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së cannabisit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prova”.

Gjatë këtij operacioni, në një vendparkim automjetesh, në qytetin e Shkodrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. K., në automjetin e të cilit gjetën një qese me 100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Shkodër, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 570 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, qindra doza të kësaj lënde dhe 100 fara cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Lufta e ashpër kundër bandave, presidenti i El Salvadorit angazhon 6000 ushtarë dhe policë në terren

Next Post

U kap me mina me telekomandë në trup, gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

Next Post
U kap me mina me telekomandë në trup, gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

U kap me mina me telekomandë në trup, gjykata e Lezhës lë në burg 24-vjeçarin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al