Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ I shpëton atentatit të 3-të biznesmeni vlonjat

Editor by Editor
August 30, 2022
in AKTUALITET, KRONIKE
0
EMRI/ I shpëton atentatit të 3-të biznesmeni vlonjat
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 10 gusht agjentët e krimeve në Komisariatin e Policisë Nr 4 në Tiranë kanë regjistruar një kallëzim të bërë nga biznesmeni Mikel Harizaj, se  ka zbuluar një sasi prej 900gr lëndë shpërthyese në një godinë në pronësi të tij.

Ngjarja është regjistruar në rrugën ‘Ramazan Gaxherri’ në një dyqan në pronësi të të riut vlonjat, të cilit i janë bërë edhe 2 atentate të tjera më parë. Fatmirësisht lënda shpërthyese nuk është aktivizuar dhe hetuesit ende nuk e kanë përcaktuar nëse diçka nuk ka funksionuar apo ka patur vetëm qëllim kërcënimin e Harizajt.

Ky i fundit bie për herë të tretë pre e sulmeve ndërsa të gjitha janë bërë me tritol. I fundit u regjistrua në Unazën e Madhe në Tiranë në afërsi të kryqëzimit të Selitës. Ngjarja ndodhi në 7 janar të këtij viti, teksa ai së bashku me kamarierin e tij, u lënduan  rëndë nga shpërthimi i eksplozivit.
U desh të bëheshin lidhjet përkatëse përgjatë hetimeve të zbulohej se ngjarja e 7 janarit kishte lidhje me një atentat të dështuar sa i përket objektivit, por me pasoja të rënda që i kushtoi jetën  27-vjeçarit Erion Rexhepi në Cërrik më 30 dhjetor 2021. Lënda plasëse e vendosur në automjetin në pronësi të vjehrrit të Harizajt por që përdorej nga ky i fundit, ra nga mjeti, ndërsa u gjet nga Rexhepi, të cilën e mori në duar duke i shkaktuar pasojën fatale.

Dyshimet kryesore të autoriteteve në lidhje me sagën e atentateve janë konfliktet e mëparshme të Harizajt, si dhe disa borxhe të pashlyera. Ai vijon aktivitetin si biznesmen në Tiranë, ndërsa armiqtë e tij atentatet e njëpasnjëshme, për autorësinë e të cilave policia nuk ka arritur të identifikojë dhe vërë para përgjegjësisë asnjë autor.

Nga ana tjetër, kur kanë kaluar 20 ditë nga atentati i 10 Gushtit, nuk ka patur ndonjë komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen.

Previous Post

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Next Post

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të vrarë tek ‘Rruga e Kavajës’, pamjet nga vendi i ngjarjes

Next Post
Të dehur në makinën plot me armë dhe drogë/ Detaje nga arrestimi i dy të rinjve, gjatë ‘arratisë’

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dy të vrarë tek ‘Rruga e Kavajës’, pamjet nga vendi i ngjarjes

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al