Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ I kërkuar dhe i akuzuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, pranga 60-vjeçarit

Editor by Editor
May 27, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRI/ I kërkuar dhe i akuzuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur, pranga 60-vjeçarit
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DURRËS- Një 60-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi rezulton se është dënuar me burg në Itali për përdhunimin e vajzës së tij të mitur. Bëhet me dije se Nikolla Llogo, banues në Durrës, u arrestua në kuadër të operacioni policor “Operacionalja 46”.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ndërsa më 23 maj 2025 Nikolla Llogo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), informuan blutë. 60-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”. I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali. Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Previous Post

I jepet sot lamtumira e fundit ish-kreut të Kadastrës Artan Lame, ja kur do të mbahet ceremonia mortore

Next Post

U kap me drogë në Itali, arrestohet shqiptari në Brescia, kokaina kishte vlerë rreth 14 milionë euro

Next Post
U kap me drogë në Itali, arrestohet shqiptari në Brescia, kokaina kishte vlerë rreth 14 milionë euro

U kap me drogë në Itali, arrestohet shqiptari në Brescia, kokaina kishte vlerë rreth 14 milionë euro

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al