Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ “90% e organeve të frymëmarrjes i ishin dëmtuar prej tymit të thithur”, shënohet viktima e 60-të nga tragjedia e Koçanit, i riu ndërron jetë në Lituani

Editor by Editor
April 4, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, Rajoni, Vendi
0
EMRI/ “90% e organeve të frymëmarrjes i ishin dëmtuar prej tymit të thithur”, shënohet viktima e 60-të nga tragjedia e Koçanit, i riu ndërron jetë në Lituani
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MAQEDONI E VERIUT– Një person që mbeti i lënduar nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçcan të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë, duke u bërë kështu viktima e 60-të nga tragjedia.  29-vjeçari Aleksandar Karadakoski, i cili po trajtohej në Lituani ka ndërruar jetë, pasi për shkak të thithjes së tymit, 90% e organeve të frymëmarrjes i ishin dëmtuar.

Problematike ishin edhe djegiet që i mbuluan pothuajse 40% të sipërfaqes së trupit të tij, të cilat i shkaktuan plagë e infeksione. Mediat maqedonase shkruajne se të riut i kishin dalë jashtë funksioni edhe veshkat. Karadakoski pas zjarrit u dërgua në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski”, ndërsa pas 24 orësh u transportua në Lituani.

Autopsinë e trupit të të riut do ta bëjë Mjekësia Ligjore në Maqedoninë e Veriut, ndërsa transporti nga Lituania do të organizohet nga shteti. Tre pacientë të tjerë në gjendje kritike po trajtohen jashtë vendit. Gjendja e rreth 20 personave që janë intubuar është po ashtu e rëndë.

“Për momentin nuk ka të dhëna se për çfarë lëndimesh bëhet fjalë, si për Karadakoskin të cilit i kanë dështuar veshkat, por këta tre pacientë që po ju tregoj janë në gjendje relativisht të rëndë”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari .

Gjashtë pacientë të shtruar në spitale në Bullgari, Spanjë dhe Hungari vazhdojnë trajtimin e tyre në vend. 78 të lënduar nga zjarri në Koçan vazhdojnë të marrin trajtim spitalor. Nëntë prej tyre janë në objektet shëndetësore të Maqedonisë, ndërsa 69 po trajtohen në qendrat mjekësore të huaja. Dihet se Karadakoski në letër ka qenë menaxher i diskotekës së Koçanit, por ka punuar si banakier. Ai ishte në mesin e 27 të dyshuarve për tragjedinë e Koçanit. Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj tij.

Previous Post

“Unë i bëra të gjitha vetë”/ Dalin në dritë detaje të reja tronditëse nga vrasja e Ilarias në Romë, autori para hetuesve: Nuk e kisha paramenduar…

Next Post

“Gold Card”, Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë, prezanton kartën që u hap dyert milionerëve

Next Post
“Gold Card”, Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë, prezanton kartën që u hap dyert milionerëve

“Gold Card”, Trump “shet” shtetësinë amerikane për 5 milionë dollarë, prezanton kartën që u hap dyert milionerëve

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al