Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Tentuan të grabisnin një banesë në Prush dhe vodhën argjendarinë në Kamëz, arrestohen dy të rinjtë

Editor by Editor
March 2, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Tentativë vrasjeje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 2 të arrestuar në Tiranë
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë rënë në prangat e policisë dy shtetasit Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Mësohet se ata janë në dhjetor të 2023 kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip “Audi”.

Sakaq, në nëntor të 2023, ata kanë vjedhur një argjendari në Kamëz, dhe të vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale policia i ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, një automjet, 8 aparate celulare dhe tre karta sim, dhe një pajisje GPS.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blind”, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, dhe Komisariatin e Policisë Kurbin.

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore, tentativa e vjedhjes së një banese në Prush, ku personat e dyshuar, sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, e më pas janë larguar.

Vihen në pranga dy shtetas Klodjan Cypi dhe Kleotild Bardhi dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Të ndaluarit janë gjithashtu autorë të dyshuar të një vjedhjes së një argjendarie në Kamëz, dhe të një vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet, 8 aparate celulare dhe 3 karta sim, dhe një pajisje GPS.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blind”.

Si rezultat i tij u ndaluan shtetasit:

– K. C., 37 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,

– K. B., 32 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, punohet për kapjen e shtetasit F. T., i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vrasja e punonjësit të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit K. C., dhe F. T., më datë 09.12.2023, kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Prush, dhe sapo kanë konstatuar shërbimet e Policisë, kanë hapur zjarr ndaj tyre, me armë, dhe janë larguar me një automjet tip “Audi”, në pronësi të shtetasit K. B.

Gjithashtu, dyshohet se këta shtetas janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2023, ku është vjedhur një argjendari në Kamëz, dhe të vjedhje të mbetur në tentativë, në një biznes në rrugën Vorë-Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të çmontuara, të gjetura në banesën e shtetasit K. B., një automjet, 8 aparate celulare dhe tre karta sim, dhe një pajisje GPS.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Previous Post

Humbën jetën nga shpërthimi teksa po punonin, hapen dyert e mortit për babë e bir në Lushnje

Next Post

Me Gjiknurin në krah, Rama: Në 2027 ‘Formula 1’ vjen në Elbasan

Next Post
Me Gjiknurin në krah, Rama: Në 2027 ‘Formula 1’ vjen në Elbasan

Me Gjiknurin në krah, Rama: Në 2027 ‘Formula 1’ vjen në Elbasan

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al