Ditën e sotme ka pasur të shtëna me armë në Komunën e Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ku shënjestra ka qenë kryetari i komunës.
Nga ky sulm kanë mbetur të plagosur shoferi i kryekomunarit dhe një zyrtar komunal, Eshtref Selimi dhe Adnan Ajdini, të cilët gjenden momentalisht në urgjencën e Shkupit. .
Personi që ka kryer sulmin, mendohet të jetë person i njohur për Policinë i cili ka qenë i përfshirë edhe në krime të tjera.