Saturday, June 7, 2025
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Të gjykuar si grup i strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO shpall vendimin për 16 të pandehurit

Editor by Editor
November 8, 2024
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit
0
Nga Avdylajt te Valter Bami dhe vëllezërit Duka, SPAK lëshon dhjetëra urdhër arreste, operacion në disa qytete
0
SHARES
74
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka shpallur vendimin për 16 persona, të cilët janë gjykuar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal lidhur me kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Të gjykuarit në këtë proces janë: Aleks Memaj, Saimir Kurti, Aleksandër Neço, Çezar Gjomemo, Erind Hysomemaj, Shkëlzen Kambëri, Malton Lleshi, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Toni (Elton) Kushi, Marenglen Çaçi, Luan Zylyftari, Artan Zylyftari, Geri Zylyftari, Erlind Zylyftari, Ilir Gaba, Festim Lelaj.

Referuar vendimit të Apelit, i pandehuri Saimir Kurti, në bashkimin e vendimeve, është dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim, por për shkak të vendimit të shkurtuar do të vuajë 8 vjet e 4 muaj burg. Përsa i përket konfiskimit të pasurive të Saimir Kurtit dhe Aleks Memajt, Apeli i GJKKO ka vendosur rikthimin e çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatë dhe me të njëjtën përbërje gjyqësore.

Gjithashtu, Apeli ka prishur vendimin për të pandehurin Artan Zylyftarin dhe pushimin e çështjes në ngarkim të tij për shkak se i pandehuri ka ndërruar jetë. 

Ndërsa, për pjesën tjetër është vendosur lënia në fuqi e dënimeve të GJKKO.

Njoftimi i plotë

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Irena Brahimi (kryesuese), Lutfije Celami (anëtare) dhe Edlira Petri (anëtare), më datë 08.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 31 akti, datë 02.05.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe mbi ankimet e ankuesve/të pandehurve T.K., I.G., M.Ç., K.A (H.), E.H., A.N., E.Z., Sh.K., S.K., F.L., M.Ll., G.Z., L.Z., A.Z., A.M., kundër vendimit nr. 59, datë 28.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K. Penal dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.M., për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” e parashikuar nga neni 287/1 gërma “d” i K. Penal në referim të nenit 388/1 të K.Pr.Penale.

5. Në zbatim të nenit 55 të K. Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.M., me një dënim të vetëm me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

6. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.M., me një dënim të vetëm përfundimtare prej 10 (dhjetë) vjet burgim.

7. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.M., do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

8. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1, gërma “b” të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

11. Deklarimin fajtor të të pandehurit S.K., për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vjet burgim.

12. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit S.K. me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet burgim.

13. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit S.K. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj.

14. Vuajtja e dënimit për të pandehurin S.K., do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

15. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

16. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.H., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

17. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit E.H., me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

18. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri E.H. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

19. Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.H. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

20. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. (H.), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

21. Deklarimin fajtor të të pandehurit K.A. (H.), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

22. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit K.A. (H.), me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

23. Ne aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri K.A. (H.), me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

24. Vuajtja e dënimit për të pandehurin K.A. (H.), do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

25. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.K., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

26. Deklarimin fajtor të të pandehurit T.K., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

27. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit T.K. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

28. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri T.K. me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vjet burgim.

29. Vuajtja e dënimit për të pandehurin T.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

30. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ç., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

31. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ç., për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

32. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit M.Ç. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

33. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri M.Ç. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

34. Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.Ç. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

35. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N., për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 –28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

36. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.N. për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

37. Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit A.N. me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

38. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit te Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri A.N. me një dënim të vetëm përfundimtare prej 8 (tetë) vjet burgim.

39. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.N. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
40. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë edhe të nenit 334/1 të Kodit Penal.

41. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ç.Gj. për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3(tre) vjet burgim.

43. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit Ç.Gj. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 2(dy) vjet burgim.

44. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale caktuar me vendimin nr. 45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

45. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Ç.Gj. nëse nuk mbahet i ndaluar/arrestuar për efekt të ndonjë vendimi tjetër.

46. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh.K. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1, 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh.K. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

48. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Sh.K. me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

49. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale të pandehurit Sh.K. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

50. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Sh.K. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

51. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ll. për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284/1 – 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1, dënimin e tij me 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

52. Deklarimin fajtor të të pandehurit M.Ll. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(tre) vjet burgim.

53. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit M.Ll. me një dënim të vetëm prej 12(dymbëdhjetë) vjet burgim.

54. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit M.Ll. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.

55. Vuajtja e dënimit për të pandehurin M.Ll. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.
56. Deklarimin pafajshëm të pandehurit L.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal.

57. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal.

58. Shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale caktuar ndaj të pandehurit L.Z. me vendimin e datës nr.45, datë 30.06.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

59. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

60. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

61. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit A.Z. me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.

62. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit A.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

63. Vuajtja e dënimit për të pandehurin A.Z. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

64. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tete) vjet burgim.

65. Deklarimin fajtor të të pandehurit G.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim.

66. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit G.Z. me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vjet burgim.

67. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit G.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

68. Vuajtja e dënimit për të pandehurin G.Z. do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

69. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Z. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

70. Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Z. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

71. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit E.Z. me një dënim të vetëm prej 8(tetë) vjet burgim.

72. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimit të të pandehurit E.Z. t’i zbritet një e treta e masës së dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet e 4 (katër) muaj burgim.

73. Vuajtja e dënimit për të pandehurin E.Z. të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

74. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 284/1, 28/4 dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 8(tetë) vjet burgim.

75. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.G. për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

Previous Post

Po vraponte për t’i blerë lule nënës për tek varri, por u shua nga mjeti që e përplasi, banorët e Pajovës tubim për Enion 8 vjeç: Na mbroni jetën!

Next Post

“EMRI I HUMBUR”/ Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin “WILLSON”, në nder të Presidentit Amerikan!

Next Post
“EMRI I HUMBUR”/ Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin “WILLSON”, në nder të Presidentit Amerikan!

"EMRI I HUMBUR"/ Pse Noli i dha SHËNGJINIT emrin "WILLSON", në nder të Presidentit Amerikan!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve
AKTUALITET

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

by Editor
June 7, 2025
0

Kanë përfunduar pa gola 45 minutat e parë të përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, që zhvillohet në kuadër të kualifikimeve...

Read moreDetails
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025
Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

Tensione në stadium, thirrje tifozëve: Mos hidhni sende në fushë

June 7, 2025
LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

LIVE SHQIPËRI-SERBI/ “Ndizen” kuqezinjtë, Mitaj tenton supergolin nga distanca

June 7, 2025
VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

VIDEO/ Me këngën e Adem Jasharit në sfond, shikoni si pritet kombëtarja serbe në fushë

June 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

Mbyllet pa gola pjesa e parë: Shqipëria dominuese mbi Serbinë/ Manaj thyen zemrat e miliona shqiptarëve

June 7, 2025
FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga  një bionde shikon kombëtarën në stadium

FOTOLAJM/ I zhveshur nga kostumi zyrtar, Altin Dumani i shoqëruar nga një bionde shikon kombëtarën në stadium

June 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al