Monday, June 1, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova

Editor by Editor
June 6, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ Nga Stambolli në Rinas me 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente/ Prokuroria përfundon hetimet, dërgon në gjyq pesë shtetasit nga Kosova
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq pesë shtetas të Kosovës. Ata akuzohen për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim”. Shtetasit Altin Maqastena, Bekim Zenuni, Andi Grabanica, Ardian Ismajli dhe Ferat Zenuni, në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente.

Më pas Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas konstatuan se në 14 valixhet kishte 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar. Nga hetimet rezultoi se këto medikamente janë kontrabandë të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. 

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq pesë persona, shtetas të Kosovës për veprën penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 173/2 i Kodit Penal.

Shtetasit A.M., B.Z., A.G., A.I., dhe F.Z. në dhjetor të vitit 2024, mbërritën nga Stambolli në Shqipëri në Aeroportin e Rinasit me 300.000 euro cash dhe 14 valixhe me medikamente. Pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave nga kontrolli fizik i tyre, u konstatua vlera prej 300.000 euro. Ndërkohë që pas mbërritjes së bagazheve, nga doganierët e Doganës Rinas, Grupi i Antikontrabandës, Antitrafikut dhe Policia Rinas, u konstatuan 14 valixheve me 1057840 medikamente me mbishkrimin ‘Unified’ me peshë totale 417.1 kg, të cilat u sekuestruan së bashku me vlerën monetare të padeklaruar.

Nga hetimet rezultoi e provuar kryerja e kontrabandës me mallra të licensuar (medikamente) të pa autorizuar në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria arriti në përfundimin se vepra penale është kryer në bashkëpunim nga të pestë personat e arrestuar. Mallrat e sekuestruara të cilat klasifikohen ‘barna’ në kuptim të Ligjit nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar kërkojnë: autorizim tregtimi, autorizim përdorimi dhe pullën e kontrollit të lëshuar nga AKBPM në përputhje me detyrimet  e përcaktuara në Ligjin nr.105/2014 ‘Për barnat dhe shërbimin farmaceutik’ të ndryshuar.

Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 331 të Kodit Penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dërgon në gjyq shtetasit A.M., B.Z., F.Z., A.G. dhe A.I. të akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Kontrabanda me mallra të licencuara’.

Previous Post

Silvinjo e nis nga Broja, si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

Next Post

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

Next Post
SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

SKEMA/ Bandat kriminale shpikin metodën e re për tu futur në Angli, ja ku i fusin emigrantët për të kaluar kufirin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al