Sunday, April 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRAT/ Merrnin 20-35 mijë dollarë me premtimin se do i dërgonin në Kanada e SHBA, goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore

Editor by Editor
September 11, 2025
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
EMRAT/ Merrnin 20-35 mijë dollarë me premtimin se do i dërgonin në Kanada e SHBA, goditet rrjeti i kontrabandës së qenieve njerëzore
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka goditur një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore duke vendosur në pranga 3 persona gjatë operacionit policor të koduar “Rrjeti” i realizuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë.

Në pranga kanë rënë Cerkez Nikoci, 62 vjeç, Hazir Maçi, 58 vjeç, dhe Ardjan Pirani, 58 vjeç, pasi dyshohet si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.

I dyshuari kryesor, 58-vjeçari Hazir Maçi, akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu, dyshohet se Hazir Maçi, me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.

Goditet një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore.

Operacioni policor i koduar “Rrjeti”, nga Policia e Shtetit, agjencitë ligjzbatuese amerikane pranë Ambasadës së ShBA në Tiranë dhe Prokuroria e Tiranës.

Arrestohen 3 shtetas të dyshuar të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore, e njohur ndryshe si dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shtetasve shqiptarë, drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj.

Njësia e Shërbimeve Hetimore, e cila punon së bashku me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU me prezencë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer arrestimin e shtetasve H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.

Hetimet disamujore kanë zbuluar se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, nëpërmjet sigurimit të dokumenteve të udhëtimit të falsifikuara, ka kontrabanduar disa shtetas shqiptarë, nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE, prej andej në vende të ishujve Karaibe dhe më pas në shtete të tjera, me qëllim final premtimin dhe dërgimin e tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, dyshohet se i dyshuari kryesor, shtetasi H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, merrte shuma nga 20 deri në 35 mijë dollarë, me premtimin e dërgimit të tyre në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Gjatë hetimeve dhe pas arrestimit, të dyshuarve iu janë sekuestruar shuma të mëdha parash cash, dokumente të ndryshme udhëtimi false, si dhe sende dhe prova të tjera në interes të hetimit.

Policia e Shtetit gjen dhe një herë rastin të falënderojë Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, partnerët ligjzbatues amerikanë DSS/OCIU këtu në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Tiranë, të cilët kanë koordinuar dhe bashkërenduar ngushtë punën me agjencitë e tyre homologe në Republikën e Kosovës dhe Republikën Domenikane, por dhe me partnerë të tjerë ligjzbatues në Policinë e Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Itali.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar.

Previous Post

Mblidhen në orën 11.00/ Plot 400 anëtarët e Asamblesë së PS, në ankth që Edi Rama të zbulojë sekretin e emrave të ministrave!

Next Post

Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila, autor i masakrës së Shkodrës

Next Post
Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila, autor i masakrës së Shkodrës

Vrau 2 persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila, autor i masakrës së Shkodrës

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

April 19, 2026
Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

April 19, 2026
Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në trazira të Gjirit

Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në trazira të Gjirit

April 19, 2026
Video/ Më në fund Asllani shënon golin e parë për Besiktasin, por nuk mundi ta evitonte humbjen

LAJME

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

by timoni.al
April 19, 2026
0

Selin triumfoi mbrëmjen e djeshme, duke rrëmbyer zemrat e publikut dhe u shpallur fituesja e Big Brother Albania VIP 5....

Read moreDetails
Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

April 19, 2026
Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në trazira të Gjirit

Rama vizitë zyrtare në Abu Dabi, publikon pamjet: Solidarizohemi me Emiratet e Bashkuara Arabe në trazira të Gjirit

April 19, 2026
Video/ Më në fund Asllani shënon golin e parë për Besiktasin, por nuk mundi ta evitonte humbjen

Video/ Më në fund Asllani shënon golin e parë për Besiktasin, por nuk mundi ta evitonte humbjen

April 19, 2026
Alarm në Austri: Helm për minj në kavanozin e ushqimit për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

Alarm në Austri: Helm për minj në kavanozin e ushqimit për fëmijë HiPP, tërhiqet nga marketet

April 19, 2026

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

Sa lekë do të marrë Greta nga çmimi i madh i Selin? Përgjigjet ish-konkurrentja e Big Brother VIP

April 19, 2026
Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

Bullgaria voton sot: e teta parlamentare në pesë vjet, ish-presidenti pro-rus kryeson sondazhet

April 19, 2026

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al