Monday, May 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Uncategorized

EMRAT/ Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen dy administratorët e një “call center”-i në Tiranë

Editor by Editor
June 4, 2025
in Uncategorized
0
EMRAT/ Mashtronin të huajt për të investuar në bursa fiktive, arrestohen dy administratorët e një “call center”-i në Tiranë
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Një ambient i përshtatur për “call center” është zbuluar te Rruga e Barrikadave në Tiranë, në kuadër të operacionit policor “Last Call”.

Si rezultat janë arrestuar dy personat të cilët administronin këtë ambient, përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. 

Në pranga janë vënë Olsi Vaski, 35 vjeç dhe Admir Behari, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë. Policia ka sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, operacioni policor i koduar “Last call”.

Zbulohet një tjetër ambient i përshtatur për call center.

Vihen në pranga 2 shtetas të cilët administronin këtë ambient (call center), përmes të cilit mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Sekuestrohen 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Last call”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit O. V., 35 vjeç, dhe A. B., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas administronin një subjekt të palicencuar, me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente, në Rrugën e Barrikadave, të cilin e kishin përshtatur si call center. Ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, telefononin shtetas të huaj dhe, përmes mashtrimit, i bindnin ata të investonin në bursa fiktive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Liberali Lee Jae-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, rreth 80% e qytetarëve ushtruan të drejtën e votës

Next Post

Konkursi për rikonceptimin e rezidencave qeveritare, Rama: Rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik!

Next Post
Konkursi për rikonceptimin e rezidencave qeveritare, Rama: Rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik!

Konkursi për rikonceptimin e rezidencave qeveritare, Rama: Rruga për t’i kthyer këto asete në funksion publik!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al